Durrës, kryebashkiakja: Banesa të reja për të prekurit nga tërmeti

Durrës, kryebashkiakja: Banesa të reja për të prekurit nga tërmeti

Familje të cilat kanë banesa të klasifikuara si të pabanueshme do të kenë një strehë të re. Lajmin e mirë e dha kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako e cila deklaroi se Bashkia Durrës në bashkëpunim edhe me qeverinë  dhe shoqatën e ndërtuesve po kontrollon të gjithë stokun e banesave, të cilat do të përdoren më pas për strehimin e familjeve.

Aktualisht përveç strehimit në hotele që është mënyra e shpejtë për të akomoduar pjesën e qytetarëve të cilët e kanë të pabanueshme banesën, po shihet mundësia e studimit të stokut të banesave në qytetin tonë. Faktikisht në shtabin qëndror është një strukturë e veçantë që po konstaton përmes Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë të cilët qeveria do t’i kontraktojë për t’i vënë këto objekte në funksion të qytetarëve që nuk kanë sot një banesë”, tha ajo.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit u shpreh se 17 pallate janë evidentuar deri më tashmë të pabanueshme dhe do të shemben, ndërsa theksoi se në terren janë dhjetra grupe që po merren me evidentimin e banesave. “Që ditën e dytë kemi evidentuar të gjitha banesat e pabanueshme. Janë 17 që janë disa katëshe, ka filluar prishja e tyre që dje IKMT-ja qendrore është sot këtu e mbështetur nga policia e shteti.

Mund të ju them që këto banesa që ditën e dytë kanë qenë të rrethuara, jo vetëm me forca policie por dhe me shirit dhe ideja ka qenë për të mos lënë që të futeshin qytetarët. Dhe për hir të të vërtetës kanë tentuar për të hyrë dhe për të marrë sendet e tyre personale. Banesat po kontrollohen nga grupe dhe me ngjyrën e kuqe janë të pabanueshme me ngjyrën e verdhë që ka dëmtime dhe ngjyra jeshile që vërteton që këto banesa janë të banueshme”, tha Sako.

Kryebashkiakja nënvizoi se janë marrë të gjithë masat që qytetarët të cilët janë të pastrehë po akomodohen në hotele. “Aktualisht kemi akomoduar 1150 individë, kësaj shifre i shtohen edhe 100 qytetarë të tjerë dhe siç mund ta shikoni procedura është me vërtetimin që marrin nga njësitë administrative. Vijnë këtu paraqiten dhe shkojnë drejt pikave të akomodimit ku do të qëndrojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre, mbas ndërtimit të banesave”, tha kryebashkiakja Sako.


Lajmi kryesor:

DËMET-SHIFRAT/ 701 objekte të inspektuara në qarkun e Durrësit, 267 të pabanueshme...mbeten dhe 7 objekte për t'u shembur


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane