Me shpejtësi skëterrë përplasi me makinë e hodhi në ajër çiftin e të moshuarve, identifikohet 22 vjeçari më i kërkuar i momentit në Durrës! U largua nga vendngjarja

Endri Zaja 22 vjeç është shoferi që ka përplasur me makinë një çift të moshuarish në Durrës, 2 ditë ma parë, ndërsa po ecte me shpjetësi skëterrë në lagjen nr. 11.

Duke ecur me shpejtësi ai ka përplasur me makinën tip "Toyota", një 74 vjeçare dhe një burrë krah saj të cilët po kalonin rrugën. Pasi i ka përplasur i riu është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende po kërkohet nga policia.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Toyota", ka aksidentuar shtetasen A. G., 74 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetasja A. G. ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, njoftimi i policisë.

74-vjeçarja po ecte në këmbë e shoqëruar nga një burrë, kur makina i ka përplasur. Nga pamjet duket se makina ka përplasur më shumë të moshuarën, ndërsa personi krah saj ndonëse është rrëzuar ka mundur që ti shmanget pak mjetit. Pas goditjes nga makina, burri krah të moshuarës arrin të ngrihet dhe tenton të ndjekë makinën, kurse kalimtarët shkojnë për t'u dhënë ndihmën e parë të moshuarës e cila qëndronte shtrirë në tokë. Në momentin kur makina ka ardhur me shpejtësi, duke kaluar rrugën kanë qenë edhe 2 persona të tjerë të cilët fatmirësisht janë larguar në kohë. Gruaja e aksidentuar menjëherë pas aksidentit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia është ende është në kërkim të 22 vjeçarit që po drejtonte makinën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Eksperti: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Eksperti: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave