Dy ditë pas protestës, rinis puna për ndërtimin e sporteleve në Kalimash

Punonjësit e kompanisë koncesionare në "Rrugën e Kombit" janë rikthyer ditën e sotme në Kalimash për të rindërtuar sportelet e terminalit ku do bëhet pagesa e taksës së rrugës. Report Tv ka siguruar pamjet nga punimet pranë pikës së stacionit ku duken punëtorët dhe mjetet e rënda të firmës. 

Dy ditë pas tubimit të dhunshëm ku u shkatërrua dhe u dogj stacioni i pagesës, kompania s'ka humbur kohë dhe ka rinisur punën për të rivënë në funksion sportelet ku do të paguhet taksa prej 5 euro. Për aktet e dhunës të shtunën, policia ka arrestuar 23 persona si dhe ka shpallur në kërkim 20 të tjerë. Protestuesit akuzohen për tubim të paligjshëm, ushtrim dhune dhe kundërshtim të forcave të policisë si dhe për shkatërrim prone. 

Nga ana tjetër banorët e Kukësit kanë paralajmëruar se nuk do lejojnë ngritjen e traut në "Rrugën e Kombit" nëse ata nuk përfitojnë lehtësira nga tarifa e lëvizjes së automjeteve përgjatë autrostradës. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë