TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Cuko. 8 nga 34 të arrestuarit e operacionit VOL-VO 4, janë liruar, konkretisht Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lenë në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa 6 të tjerë janë lenë në masën arrest shtëpie. Të arrestuarit e tjerë janë lenë në burg.
Gjyqtari Bibë Ndreca ka vendosur të japë masën e sigurisë arrest shtëpie të arrestuarit Bledar Koci, Lule Zeneli, Luigj Paloka, Kol Lleshi, Zef Ndoka, Vasil Nika, Genc Zeneli dhe Vlash Gazulli.
Report Tv siguroi sot fotot ekskluzive të ish-deputetëve në gjykatë në krah të njëri tjetrit përballë trupës.
Të arrestuarit që do të vijojnë të mbeten në burg
Hajri Seferi
Jasin Kala
Shkëlqim Avdyli
Saimir Gjepali
Artur Balla
Paulin Simoni
Altin Avdyli
Jasin Avdyli
Fatos Llaftiu
Bledi Ndoka
Denis Llaftiu
Esat Mehmeti
Saimir Sulejmani
Elis Guri
Ilirjan Prifti
Ardit Gjyriqi
Petro Kuçi
Elton Shehaj
Gjevi Ndoka
Armand Spiro
Në të njëjtën dosje ishin edhe anëtarët e bandës së Shijakut, dhe ish-policë, që njoftonin kriminelët dhe favorizonin personat e inkriminuar për të dalë jashtë vendit, si dhe grupin “Avdylaj”. Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua në masa të rrepta sigurie. Nga 34 të arrestuarit, 24 kanë dalë në Tiranë te Krimet e Rënda për masën e sigurisë, 9 në Lezhë dhe një në Shkodër.
Ish-deputeti Arben Ndoka sot në Gjykatë
Të arrestuarit që kanë dalë para gjykatës
Avokati Maks Haxhia, që ka marrë në mbrojtje disa nga të arrestuarit e operacionit VOL-VO 4, ka folur për gazetarët në përfundim të dhënies së masave të sigurisë. Haxhia ka thënë se procesi gjyqësor ishte qesharak dhe i montuar.
Sipas avokatit, gjyqtari i çështjes, Bibë Ndreca nuk kishte dijeni për njërën nga të arrestuarat, Mimoza Ndoka që ishte me një fëmijë të vogël.
Është e vështirë që të përmbys gjithë opinionin që ju e keni informuar, pritni. Ju fatkeqësisht ju s’ishit në sallë. Ky ishte skenar. Ju është dhënë informacion nga prokuroria dhe e hodhët në opinion, por po të ishit në sallë do krijonit një tablo tjetër për atë që i është krijuar publikut. Dua të them se proces më qesharak dhe anti-ligjor s’kam parë në 40 vite të karrierës sime. Gjyqi ishte i montuar.
Neni 48 thotë se procesi i marrjes në pyetje të të pandehurve bëhet veç. 40 e ca veta në sallë dhe imagjinoni si shkoi procesi. Ajo që na bindi se procesi ishte i montuar nga prokuroria dhe më poshtë se prokuroria ishte prezantimi i vendimit nga gjyqtari qi çështjes, që në mes të seancës tha që s’e dinte që Mimoza Ndoka ishte me fëmijë të vogël. Ndërkohë që një gjyqtar kur merr një çështje e shikon në tërësi. Ishin 3 të moshuar, për të cilët ligji thotë se ndalohet masa e arrestit me burg për të moshuarit mbi 70 vjeç dhe gratë me fëmijë të vegjël. Morën flashin nga prokuroria, kaq bëri gjykata.
Akuzat janë episod edhe më skandaloz. Lidhen persona sa që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Maks Haxhia, avokati i disa prej të arrestuarve gjatë operacionit VOL-VO 4
Gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Bibë Ndreca i ka kërkuar falje njërës prej të arrestuarave në operacionin VOL-VO 4, Mimoza Ndoka.
Shqiptarja.com ka mësuar se Ndreca i ka kërkuar ndjesë Ndokës, si edhe ka shtuar se nuk ka patur dijeni për faktin që Mimoza Ndoka kishte një fëmijë në gji.
“Nuk e dija që kishe fëmijë në gji...”-mësohet t’i ketë thënë Ndreca-Ndokës.
Gjatë seancës së zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjyqtari Ndreca i ka dhënë leje Ndokës që të ushqente fëmijën me gji. Avokati Maks Haxhia, sqaroi sot para gazetarëve se prokuroria ka shkelur ligjin, pasi nuk duhet të ishte arrestuar Ndoka sipas ligjit në fuqi. Mimoza Ndoka është motra e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Ajo ka dalë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda krahas 33 të arrestuarve të tjerë, ndërsa mbi të rëndon akuza e tjetërsimit të pronave në Lezhë.
Nuk na the gjë për ligjshmërinë z.Haxhia.
PërgjigjuEshte maxi proces o ish prokurori i Berishes. Gjykata nuk ka patur kohe per te lexuar 13 fashikuj, po ti kishe kohe per ti lexuar? Maks Haxhia mbasi u shkarkua si prokuror ka patur asistent nje nga eksponentet e bandes se rruges te kavajes, i vrare tek fusha e druve. Duhet ti besojme Maksit me Arben Ndoken dhe jo prokurorise. Arben Cuko punonte per allahun, kishte punesuar shoferin per te marre para. Nuk eshte kaq e thjeshte o Maksi, kujdes se do perfundodh dhe vete mbas hekurave.
Përgjigjue mor kristaq cuko arbeni te ka dal nga rruga komuniste sic e rrite ti me leften me dashurin per partin dhe xhaxhin Enver.
Përgjigju