Doçi në ‘Repolitix’: Dosja e SPAK për Jorgo Goron e sforcuar, duhej goditur që me ndërtimet e paligjshme

Dy kryebashkiakët e Himarës ndodhen pas hekurave dhe bashkia ka mbetur pa kryetarë mes lëvizjeve të drejtësisë dhe intrigave të politikës. Në ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi këtë aktualitet politik.

Gazetari Adriatik Doçi tha se Goro u arrestuar se ka kaluar në procedurë një tapi false e cila është në funskion të një afere korruptive.

‘Jorgo Goro është arrestuar se ka kaluar në procedurë një tapi falso. Tapia u përgatit nga administrata dhe institucionet e linjës. Kjo tapi është në funksion të një afere korruptive që po hetohet nga SPAK.  Që këtu nis, është një dosje me dokumente false.  Në funksion të këtij projekti të dyshimtë është bërë dhe tjetërsimi i pronave të cilat janë tjetërsuar. Në këtë tablo roli i Jorgo Goros është periferik.’- tha Doçi.

Doçi u shpreh më tej se Jorgo Goro është periferik në çështjen për të cilën hetohet dhe arresti ndaj tij është një masë ekstreme.

'Shukri Xhelili kryetari i Dibrës, u shkarkua pas video-skandalit. Ndonëse nuk kishte dënim ndaj tij. Organi fundor është Gjykata Kushtetuese. Ajo që më shqetëson, Jorgo Goro ka një rol periferik në këtë çështje,. Nuk është protagonist,. SPAK ende merret me kanale, tapi. Duhet të ishte goditur më përpara nga SPAK për ndërtime të paligjshme. Është një dosje e sforcuar. Thelbi kush përfiton nga kjo histori. Ka dy pika, një masë ekstreme sigurie në raport me veprën penale.

Ka persona nën akuzë për pastrim parash si dhëndri i Berishës që ka një masë më të butë. Besoj se është ngarkuar edhe më çështje politike ka një lloj presioni edhe nga fqinjët nga Greqia, me një masë ekstreme ndaj Goros bëhet një lloj balance me çështjen Beleri. Ka ngarkesa kriminale Beleri, që në opinionin tim nuk duhet të ishte kandiduar.'- tha Doçi.

Avokati Përparim Çaça tregoi mënyrat se si zgjidhet ngërçi me bashkinë e Himarës të parashikuara në ligj.

'Derisa nuk ka kryetar të betohet ai është brenda ushtrimi të detyrës së mandatit. Tani mungojnë të dytë. Presupozohet se është pas hekurave edhe zoti Goro i ka mbaruar mandati, por ka dy mënyra. Ose duhet të shkarkohet ose të jap dorëheqjen. Ka përsëri një klauzolë tjetër. Këshilli bashkiak do të zgjedh mes dy nënkryetarëve me votë. Kur ngel vakant vendi i kryetarit këshilli zgjedh nga rradhët e veta për ta zëvëndësuar kryetarin. Ka dhe një moment tjetër. Ndoshta brenda javës këshilli i ministrave do ta shkarkojë.'

Kreu i LRE, Arjan Galdini zbuloi se pas arrestimit të Goros dhe Belerit fshihet një lëvizje politike rajonale që i shërben si Edi Ramës ashtu edhe Berishës. Sipas tij nuk ka krizë mes Ramës dhe Mitsotakis.

'Për mua kjo është një lojë e gjërë që ka pjesën e konsumit të brendshëm, por ka edhe kombinimin pë rlojëra rajonale dhe pak më gjërë. Beleri është përdorur me suksese si kalë beteje nga Mitsotakis kur fitoi zgjedhjet me votat e Agimit të Artë. Ishte ndihmesë elektorale për të. Dhe mendoj se Mitstotakis me Ramë bëjnë lojë. Në Greqi pas pak javësh ka zgjedhje parlamentare europiane. I duhet të dali mirë, dhe i duhen votat e Agimit të Artë. Që loja të shërbejë duhet të jetë lajm i vazhdueshëm. Që nga 14 maji është shpenzuar një debat i madh. Një vit u shpenzua. Cili është e mira publike e Fredi Belerit.

Është një teatër i madh rajonal dhe vendor. Halli më i madh i Ramës është të ndihmojë Sali Berishën. Por të mos prishi punë e veta që ka me aleatë. I duhet të garantojë një lobist Sali Berishsës. Edhe me rastin Meloni, a nuk ishte Tajani që mori në telefon Berishën dhe Berisha heshti për marrëveshjen e emigrantëve. Janë bashkë, njëri ka Mitsotakis tjetri ka Erdogan. Këta janë gur shahu. Pas zgjedhjeve parlamentare europiane nuk do ketë më diskutim për Belerin.'

Analisti Arben Meçe shprehet se ka besim te veprimet e SPAK dhe tani përgatitet Himara për zgjedhje të reja.

'Është e thjeshtë fare. SPAK në të gjitha rastet ka kërkuar arrest me burg. Kam besim te veprimet e SPAK dhe këtu e mbyll këtë lloj debati. Pse u arrestua tani? Beleri ka bërë një denoncim dhe ithtarët e tij kanë denoncuar Goron me prova. Afera flitej në rrugë. Dhe është një rast përveç zyrtarizimit që bëri Beleri pjesa tjetër dihej në rrugë. Arrestimi nuk pati asnjë lloj ndikimi në politikë. Do futemi në zgjedhje në Himarë. Beleri nuk ka lidhje me arrestimin e Goros. Fitorja e Belerit në Himarë ka qenë produkt i ndërhyrjes greke në Himarë.'

GJKKO la sot në burg, Jorgo Goron, pasi akuzohet se ka tjetërsuar 10 mijë metra katrorë në Dhërmi. Goro u arrestua më 23 mars 2024 me kërkesë të SPAK. Kryebashkiaku i Himarës dyshohet se në dy raste në Dhërmi ka tjetërsuar sipërfaqe toke ku përfitues ka qenë biznesmeni Artan Gaçi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Arben Meçe në 'Repolitix': Beteja në Himarë do të jetë mes shqiptarëve dhe grekëve

 

Analisti Arben Meçe tha në 'Repoltix se beteja në Himarë tashmë do të jetë mes shqiptarit dhe grekut. Kjo betejë e tillë ishte dhe në zgjedhjet e 14 majit, por ishte e kamufluar. 

'Sot në Himarë ndjenja nacionaliste ka rritur në nivelin më të lartë ndjenjën e komunitetit lab dhe atij që ndjehet minoriatr. Dhe faktori shqiptar do të fitojë. Beteja do të jetë shqiptar dhe grek. Rama e mbajti flamurin e nacionalzimit. Nuk ishte demagogji, ishte real. Bëri goxha rezistencë, kishte presion të madh. Pres së shpejti zgjedhjet. Edhe kjo betejë kështu ishte por e kamufluar. Dhe Rama u tregoi vendin. Sepse unë jam në vendin tim. Sepse këto skema që janë të pamoralshme, të Greqisë. Përdori skemë të pandershme. Lëri palët të ndeshen. Mos përdor njerëz me autobusë për të votuar, mos bëj premtime do të jap vizë, etj. Rama ia la 'kopilin në derë'. Në zgjedhjet që do bëhen nuk do jenë më të kamufluar këto ndjenja.', tha Meçe.

Ora 21:58
Kreu i LRE zbulon në 'Repolitix' emrat që do kandidojnë në Himarë në zgjedhjet e ardhshme

 

Arian Galdini, kreu i LRE, zbuloi në 'Repolitix' emrat që do kandidojnë në zgjedhjet e reja për bashkinë e Himarës.

Sa i përket Rithemelimit, Galdini zbulon se do të kandidojnë Afrovita Dhimojanin, një emër i përfolur kohët e fundit. Sipas tij, Dhimojani është një zonjë me kontribute.

Nga ana tjetër, sipas tij ashtu siç edhe flitet në media PS do të kandidojë Vangjel Tavon. Megjithatë, Galdini thotë se është përfolur për t'u kandiduar nga mazhoranca edhe gazetari Ilir Paço.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edrama: 27/03/2024 13:31

    deputeti qe ka perfituar nga investimet ne prona publike duhet te dorehiqet veruani emrin si te doni 1 eur apo strategjike fakt eshte qe keto devijime behen per te shmangur te ardhura te pushtetit vendor ne favor te atij qendror. Po te pakten nje rishperndarje me te mire te te ardhurave nga ministria duhet te kishte qe do zgjidhte dhe ngercin me Greqine e cila nuk ka pretendime territori dhe as fqinjesi te keqe me vendin tone apo emigrantet qe punojne dhe jetojne si te barabarte ne anen tjeter te kufirit pa u perdorur apo kerkuar te hipin ne keto autobuze qe te vijne dhe votojne ketu nese Himares i rritet mireqenja ekonomike nuk do kishte me nevoje ta kerkonte kete as shoqata omonia tjeter si interpretohet ne media te interesuara

    Përgjigju
  • Blerta: 27/03/2024 11:05

    Ben pershtypje qe ende ne 2024 disa mendje te mykura metojne me perplasje "shqiptari-greku". Ne fakt dy popujt jetojne e punojne krah njeri tjetrit per bukuri. Sidomos ne Greqi, ku ndodhen afro 1 milion shqiptare ikur pas viteve 90. Dhe disa milion te tjere arbereshe (arvanitas) qe jane dhe popull shtetformus atje. Ka nje lufte ne Himare. Ajo eshte mes krimit te organizuar politik te Edi Rama per te zhvatur pronen publike e private dhe banoreve autoktone atje. Qe ndonese mund te kete shtetesi Greke, mbetet ne shumice shqiptare. Ne fakt nuk ben me qe te mobilizohen me atobuse per te votuar por duhet qe te qwne krijuar me kohe e vakt kushtet per te votuar atje ku jetojne. Jo vetem ata por te gjithe 3 milion shqiptaret jashte vendit!

    Përgjigju
  • Reali: 27/03/2024 06:52

    Vlersoj se efektive por jo te plote punen e nisur te SPAKUT. Mendoj se ndihma e Nderkombetare qe ju dha Shqiperise, qe ne e kemi titulluar si rekomandime te shpalosur nga Ambasadori LU duhet zbatohet plotesisht. Nuk me duket e plote kur mjaftohet me ca dosje me emra njerzish ose institucionesh kur nuk analizohet dhe te ndeshkohen pergjegjsia ligjore per bashesine e “ Te pandeshkushmeve te plotefuqishmeve “ sipas ambasadorve, ku ne kete BASHKESI hyjne : Kuvendi I Shqiperise, Shteti Sqiptar. Spektri politik shqiptar, Medja e komprometuar dhe te tjerat qe kane gisht ne kete katraur. Nuk ka pse te mos shpaguhen shqiptaret per ate qe kane humbur dhe te krijohet terren per krimet te tjera se mbyllen dosjet me denimin simbolik qe si rregull e zgjedhin vete dhe kryejne denim me sherbime prove ose largohen ne aktivitete biznesi te pa shqetsuar duke perdorur taksat e shqiptarve brenda ose jashte vendit. Nese vertet eshte bere vlersimi gjyqesor tu kethehet shqiptarve. Deputetve dhe zyrtarve qe kane perdorur voten e tyre per vendime anti ligjore tju hiqet e drejta per pension si deputet ose shtesa te perfituara nga funksioni. Kur vlersohet qe pasojat kane qene deri dhe vdekje prurese te demshperblehen te demtuarit per te shmangur gjakderdhjen. Per shqiptaret te detyruar te braktisin Shqiperin si rezultat I gjenocidit AntiShqiptar tju krijohen kushte reale te riatdhesohen, Pensionet te kene si metodike llogaritje jo te diferencuar, jo ne funksion te posteve dhe ofiqeve, por te aktivitetit qe ka kryer sa kohe realisht, Jo te mari pension si deputet pavarsisht se edhe mund te jete denuar per shperdorim detyre. Kuptohet se kjo kerkon te studjohet. Duhet te pohoj se keto dhe te tjera do afrojne shqiptaret dhe nuk do kete vend shprehja: TA MAR VESH TAN BOTA MBARE SE …..S’ESHTE SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë