JEMEN - 40 persona janë vrarë sot në Jemen për shkak të dy sulmeve ajrore. Shumica e të vrarëve janë civilë ndërsa dhjetëra persona të tjerë janë plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters.
Nga njëri prej sulmeve kanë mbetur të vrarë 20 persona, pranë një ure në krahinën qendrore Ibb. Sulmi tjetër është bërë në qytetin Haradh afër kufirit me Arabinë Saudite, në një ndërtesë të vogël, ku kanë mbetur të vrarë 13 civilë dhe 7 ushtarë.
Ndërkohë Arabia Saudite dhe aleatet e saj sunnit janë duke bombarduar caqet e militantëve shiit- Huthi, të cilët kanë përkrahjen e Iranit.
Redaksia online
(a.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com