Dy viktima të koronavirusit në radhët e sportit, Fellaini bëhet i pari futbollist i prekur në Kinë (VIDEO)

Ish-presidenti i Real Madrid, Lorenzo Sanz, ka ndërruar jetë të shtunën për shkak të koronavirusit. 76-vjeçari që ka drejtuar Real Madrid nga vitet 1995-2000, rezultoi pozitiv me COVID-19 më 17 mars, ndërsa vetëm një ditë më pas gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm në spital. Pas një beteja disa ditore Sanz të shtunën iu dorëzua fatit të tij. Në krye të Real Madrid ai arriti të fitonte si president dy tituj të Champions League.

Pak ditë më parë, po në Spanjë, koronavirus i mori jetën një trajneri 21-vjeçar, i cili stërviste ekipet e moshave të Malaga-s. Ai kishte edhe patologji të mëparshme, por mosha aq e re tronditi botën e sportit por jo vetëm.

Ndërkohë 24 orët e fundit janë rritur ndjeshëm rastet me koronavirus në Seria A. Juventusi konfirmoi si të prekur Paolo Dybala-n, numrin 10 të skuadrës që kishte infektuar edhe të dashurën e tij. Argjentinasi i cili më pas me anë të një statusi konfirmoi se ishte mirë, bëhet futbollisti i tretë te skuadra kampione e Italisë që rezulton me koronavirus.

Po të shtunën në mbrëmje edhe Milan ka konfirmuar rastet e para të infektuara. bëhet fjalë për babë e birë, Paolo dhe Daniele Maldini. Legjenda Paolo Maldini tani mban postin e drejtorit teknik në skuadër, ndërsa djali i tij Daniele, i cili së fundmi ka mbushur 18-vjeç, ka arritur të bëjë edhe debutimin me skuadrën e parë të Milanit.

Sakaq Mauroane Fellaini ëhstë bërë futbollisti i parë në Kinë që rezulton pozitiv me koronavirus. Ish-futbollisti Manchester United dhe aktualisht i përfaqësues së Belgjikës bën pjesë në ekipin e Shandong Luneng në Kinë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime