Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares, i cili u paraqit këtë të mërkurë në orën 8,30 në ambientet e SPAK bashkë me avokatin e tij.
Ai akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet se fshehu në emrin e tij, 2 vila të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një në Dhërmi dhe një në Palasë.
Prokurorët e Posaçëm kanë dyshime se vilat e sekuestruara, Balluku i ka përfituar në mënyrë të paligjshme, përmes favorizimeve në tendera.
Komunikimi i akuzave për Igli Taren vjen pasi ditën e djeshme SPAK i komunikoi akuzat edhe Belinda Ballukut, e cila u mor e pandehur për 5 vepra penale.
Belinda Balluku do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për 15 episode krimesh të rënda, që nisin nga shkelja në 9 tendera e deri te korrupsioni e pastrimi i parave.
Nëntë tenderat e paracaktuar kapin vlerën e rreth 1.2 miliardë eurove, ku përfshihet ati i ndërtimit të Tunelit të Llogorasë që me kursin e sotëm është 200 mln euro, 7 lotët e Unazës së Madhe të Tiranës, dhe së fundmi ai i bërë që në kohën kur Belinda Balluku ishte drejtoreshë në Albcontrol, kur e paracaktoi fituesin që bëri punimet 1.1 mln euro në godinën teknologjike të këtij institucioni. Po ish futbollisti Tare dhe ish zv kryeministrja nuk janë të vetmit që do të përballen me drejtësinë në dosjen Balluku.
SPAK pritet të marrë të pandehur edhe persona të tjerë të lidhur e ish zv. kryministren, mes tyre biznesmen të shumtë që kanë fituar tenderat e paracaktuar si dhe bashkëpunëtor të Ballukut, ish vartës të saj zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës. SPAK së shpejti pritet ta dorëzojë dosjen ne gjykatë për seancë paraprake, megjithëse proceduralisht për shkak të afateve zgjati hetimet deri në janar.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Po per kte i vjen turp zegjines se u turperua nga protesta? Tani i bie balluku eshte ne borxh me shqiperine per 1000 breza me kaq sa ka vjedh qe ti ktheje mbrapsh apo eshte vetem per ato qe djegin kosha plerash ? Shyqyr kemi zegjinen me baxhellor
Përgjigju -
Në rregull. Këto janë "vezët në shportën e Shqipërisë" dhe përbëjnë 5% të aseteve të saj. Po në lidhje me "vezët në shportën ndërkombëtare", pra 95%-shin tjetër? Rezultat i mirë: Në 5 vjet, vetëm 5 akuza.
Përgjigju -
MİRE KTA QE NA KAN VJEDH POR ME TE RREZİKSHMİT JANE KTO QE MUNDOHET Tİ MBROJN , NUK KANE ASNJE DİFERENC PER DEMİN QE BEJN TE GJİTH TE VENDİ
Përgjigju -
Të gjithë me rradhë. Vetëm se e kanë filluar nga mesi. Mos harroni 21 janarin
Përgjigju









Komente
Komento