Para pak orësh reperja kosovare Loredana Zefi ka dalë në një konferencë për mediat e shoqërur nga partneri i saj Mozzik dhe nga dy avokatët.
Ajo akuzohet se ka zhvatur një çift zviceran në bashkëpunim me të vëllain. Reperja nuk e ka mohuar se i ka marrë paratë, por ato janë dhënë me dëshirë. Pas konferencës ajo vazhdon të gjendet në Prishtinë, ku dhe po xhiron videoklipin e ri.
Me anë të një videoje në Instagramin e saj, Loredana ka treguar se ajo ka mbledhur një ‘ushtri’ me femra të cilat dëgjohen duke bërtitur gjatë xhirimeve. Loredana ka falenderuar të gjithë fansat që vazhdojnë të besojnë tek pafajësia e saj.
Komento