Edhe Shqipëria drejt përdorimit të kartave të kreditit, BSH: Mbështesim kompanitë Fintech, po avancojme drejt pagesave online si në gjithë BE-në

Përparimi drejt produkteve dixhitale si dhe zhvillimi teknologjik edhe në sektorin financiar, është një realitet i pashmangshëm. Takimi i organizuar në Tiranë ‘E Ardhmja e Fintech, drejt rritjes rezistente dhe gjithëpërfshirëse në Ballkanit Perëndimor’, që bëri bashkë ekspertë, biznese e përfaqësues të qeverisë, solli në qendër të vëmendjes rëndësinë e revolucionit dixhital në pagesat elektronike. 

Zevendes Guvernatorja e Bankës së Shqipërise, Luljeta Minxhozi shprehu befasinë dhe kënaqësinë saj për ecurinë e deritanishme të shoqërive Fintech dhe premtoi mbështjetjen e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë si instutucioni rregullator, për avancimin e sektorit. Ajo vuri theksin te progresi i bërë nga vendi ynë drejt anëtarësimit në SEPA, Zona Unike Europiane e Pagesave, ku Shqipëria përgatitet të jetë vendi i parë në Ballkanin përëndimor që do të jetë pjesë e saj.

Teknologjinë që fillimisht në vend e kanë mbështetur bizneset, kryetari i komisionit të Ekonomisë, deputeti Eduard Shalsi thotë se duhet a përqafojnë edhe bankat tashmë. 

Banka e Shqipërisë ka bërë një punë shumë të mire, duhet që edhe bankat e tjera të bëjnë më shumë. Duhet të bisedojmë më shumë për cilat janë rreziqet dhe nuk mendoj se do të jetë e largët dita kur bankat dhe Fintech do të jenë partnerë”, tha Shalsi.

Administratori i kompanisë Dev.al, e cila së fundmi ka njoftuar investimin e saj shoqërinë Fintech Rubicon dhe aplikacionin e pagesave Pago, Igli Gjelishti, teksa bëri një panoramë të përparimit teknologjik në vend, e vuri theksin tek rëndësia që ka kalimi nga pagesat në cash tek ato elektronike.

"Jemi të vetëdijshëm që edukimi i binzneseve dhe qytetarëve për të zvogëluar transaksionet me cash dhe për të kaluar te pagesat elektronike nuk do të ndodhë brenda natës, por me progresin e arritur deri tani dhe me zhvillimet e afërta që presim si implementimi i Open Banking dhe qasja e afërt në SEPA, jemi të bindur që mundësitë përpara nesh janë të shumta", tha ai.

Në takim foli edhe Yevgen Lisnyak, drejtues i Partneriteteve Strategjike në VISA, i cili u shpreh së panorama e kompanive fintech në Shqipëri është shumë premtuese.

Përdorimi sa më shumë i pagesave elektronike dhe eleminimi i parase cash, ka qënë së fundmi edhe në fokus të qeverisë, e cila këtë muaj ka paraqitur nismën e një projekti pilot në tre qytete të vendit për të inkurajuar qytetarët dhe bizneset të kryejnë transaksione nëpërmjet aplikacioneve digjitale.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)