“E bleva për 100 lekë dhe më pas e shita”, aktori shqiptar tregon ‘historinë e tij të parë të dashurisë’ (Video)

“E bleva për 100 lekë dhe më pas e shita”, aktori shqiptar tregon ‘historinë e tij të parë të dashurisë’ (Video)

Aktori shqiptar Herion Mustafaraj

Të gjithëve ju kujtohet filmi i njohur shqiptar “Beni ecën vetë”, i cili i dha famë aktorit të dashur shqiptar Herion Mustafaraj. Mirëpo ai tashmë është rritur dhe ka ndryshuar pavarësisht se ende mbahet mend me rolin e Benit që bëri për vete gjenerata të tëra. I ftuar në “Soiree”, Herioni tregoi se historia e tij e parë e dashurisë ka qenë fotografia e një vajze lakuriq, të cilën ai e kishte blerë për 100 lekë.

"Unë kisha një shok, që babain e kishte shofer që dilte jashtë shtetit. Atë kohë ai kishte futur një fotografi të një femre nudo. Thjesht një femër nudo. Vjen një ditë në shkollë dhe më thotë, shikoje çfarë kam. Unë sa e pashë thashë me vete, mos, kjo është imja. Kjo është imja, do e blej vëllai jot. E bleva për 100 lekë, atë kohë i thonë 100 dollarë. Ajo ishte gocë e mirë, pa fjalë. E mbajta, e palosa e bëra të vogël dhe u mërzita,”- tregon aktori.

Më tej duke qeshur Mustafaraj u shpreh se e shiti për 500 lekë.

“E shita pastaj për 500 lekë dhe ajo shkoi rreth e rrotull gjithë shkollës dhe kur më erdhi mua, më erdhi në gjendje shumë të keqe. Kur më erdhi mua ishte palosur e palosur dhe kur e hapa, shoh dashnoren time të parë. Ishte bërë e shkreta, s'i dukej asgjë, ishte bërë viza-viza. Pastaj e bleva prap për 30 lek dhe ja dhashë ushtarit që qëndront tek piramida që po ndërtohej, derisa ne çunat bënim xhiro në piramidë,"- përfundon Herioni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur