E bujshme nga Anglia, Pep Guardiola ka vendosur të largohet nga Manchester City

E bujshme nga Anglia, Pep Guardiola ka vendosur të largohet nga Manchester City

Pep Guardiola

Pep Guardiola nuk do të jetë më trajner i Manchester Cityt pas verës 2025, kur skadon edhe kontrata e tij. "Daily Mail" në Angli bën me dije se spanjolli do jetë në krye të ekipit edhe për 12 muaj, teksa nuk ka pranuar rinovimin, paçka se "Qytetarët" ia kanë ofruar në tryezë.

Trajneri u bashkua me Cityn në 2016 dhe ka siguruar 15 trofe gjatë kësaj kohe, duke përfshirë edhe Uefa Champions League, si edhe gjashtë trofe të Premier League, katër nga të cilët radhazi.

52-vjeçari ka kërkuar kohë për një projekt të ri dhe besohet se do e mbyllë me Man. Cityn pas vitit të tij të nëntë në "Etihad".

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit! Shkak temperaturat e larta

Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit! Shkak temperaturat e larta