E bujshme/ Skandali i Presidentit Meta që shkeli çdo rregull anti COVID në ditëlindjen e Bes Kallakut, jehonë edhe në mediat greke
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në ditëlindjen e Bes Kallakut
Shkelja e ligjeve dhe rregullave anti COVID në këto kohë të vështira nga çdokush prej qytetarëve është një veprim i dënueshëm por kur këtë e bën qytetari i parë i vendit kjo përbën një skandal të përmasave aq të mëdha, sa edhe mediat e huaja i kushtojnë rëndësinë që meriton.
Gjobitjes së Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi pasi hapur dhunuan çdo rregull dhe ligj të mundshëm për masat anticovid te ditëlindja e aktorit Bes Kallaku i kanë bërë jehojnë edhe mediat greke.
Një prej mediave më të rëndësishme në vendin fqinj, Protothema ka bërë një shkrim të gjatë shpjegues së çfarë ndodhi në skandalin e pak ditëve me parë.
Media greke nënvizon se Presidenti Meta është gjobitur me 80 euro pasi ka marrë pjesë në një ngjarje ku ishin të pranishëm më shumë se dhjetë vetë, me gjithë ndalimin e masave për të frenuar pandeminë COVID-19 në vend.
"Presidenti shqiptar dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, udhëheqësja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, morën pjesë në një festë ditëlindjeje të aktorit të njohur Bes Kallaku, 35 vjeç, të organizuar në një restorant në fshatin Laknas.
Gazeta greke i referohet edhe gjobës së vendosur ndaj restorantit, i cili duhet të paguajë rreth 8 000 euro.
Mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për gjobën që vendosi policia në lidhje me organizmin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, duke i konsideruar si marrëzi dhe lojëra pasi ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
Më herët Shqiptarja.com publikoi video skandalin ku të ftuarit në ditëlindje, të gjithë persona të njohur dhe VIP, ia kishin marrë valles, me në krye kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhit sikur virusi të mos ishte prezent duke shkelur çdo masë anti-covid. Reagimi i policisë erdhi një ditë më pas ku vendoi gjobitjen e 30 të ftuarve, si dhe pronarin e lokalit që lejoi organizmin e ceremonive festive kundër ligjeve të vendosura për frenimin e COVID-19.
Gazeta Protothema për skandalin e Ilir Metes
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.4%
Vota total: 3831
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nuk ndal sulmet ndaj Altin Dumanit: Po përdor SPAK për të marrë peng njerëz brenda opozitës
16 Shtator, 18:24
-
Policia Rrugore bën bilancin/ Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, pezullohen 162 leje drejtimi
16 Shtator, 11:33
-
Shpejtësi tej normave, alkool e celular në timon, Policia e Tiranës gjobit 7 889 shoferë për 1 javë
15 Shtator, 13:59
-
Berisha i pandehur, Meta në hetim, ‘çmendet' sekretari i Ilirit! Tedi Blushi sulmon Dumanin: Koha t'u tregojmë vendin! Meritojnë t'i sekuestrohen dhe rrobat e trupit
13 Shtator, 15:03
-
Berisha i pandehur/ Meta e merr në mbrojtje: Vendim politik i paracaktuar! Sulmon SPAK: Nën drejtimin e Dumanit, ‘vrasës’ si Nuredini
12 Shtator, 14:39
-
Policia Rrugore bën bilancin: Rreth 9 mijë gjoba gjatë një jave, 1.408 në ditë! 28 arrestime dhe procedime penale
8 Shtator, 13:14
-
'Plakat e Jetës' të Kadaresë dhe magjistaret e Tiranës dhe Korçës
7 Shtator, 11:10
-
Largimi i Rrumbullakut/ Opozita: E shkarkuan me ceremoni se s’mbuloi skandalin e TIMS! PL: Janë kthyer në polici privatë të Ramës
6 Shtator, 16:45
-
Meta nuk ndal sulmet ndaj Kryemadhit: Shiti mandatet! Komision hetimor brenda PL-së për bashkëpunëtorët e SPAK dhe abuzimin me fondet e partisë
6 Shtator, 13:22
-
20-vjetori i themelimit të LSI, Meta i kujton Kryemadhit si e largoi nga partia: I dhash fund nepotizmit dhe korrupsionit! E akuzon se shiti mandatet
6 Shtator, 09:31
-
'Meta festoi ditëlindjen me ajkën e krimit!' Avokati Kara bën deklaratën e fortë: Erdhën me brekë nga fshati e u bënë miliarderë
4 Shtator, 20:14
-
Detajet e reja nga hetimet e dosjeve korruptive të Metës dhe Kryemadhit, provat që do të fundosin zinxhirin drejtues të ish LSI
31 Gusht, 16:07
Besi bravo per i nat te Rames ben si i do qefi deri dije emitoj salen tani te emitoj presidentin me gruan crazy blokojani lokalin fare se i ka hyp gomarit per se mbrapa turp e gjithe bota ne kriz, ketu eshte thanksgiving ne
PërgjigjuPresident me te ulet e me karagjoz ky vend nuk ka pasur,ky eshte turpi i politikes dhe llumi i ketij vendi,nje kryehajdut e krymashtrues me Bes Kallakun,o Zot cfare niveli,neveri i gjale.
PërgjigjuCfare katandisje per nje President,ka komplekse te medha nga origjina dhe prejardhja,nga formimi i manget intelektual,nga makuteria e babezia qe e ka ne gen, te gjitha ndikojne ne katandisjen e tij e te fallxhores ne kete nivel ordiner.
PërgjigjuKy palo president e ka bere Shqiperine gazin e botes, eshte gjunjezuar ky Intitucion Shteteror ne menyren me turperuese,e ka katandisur veten e tij ne ZHELE president,ky lolo duhet te shkarkohet nga detyra nje ore e me pare,c'fare pret Parlamenti?????????
PërgjigjuMetmuti hajduti
Përgjigjukuku per ne kush na qeveris