Ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar. Sipas informacioneve, 53-vjeçari ndodhet në monitorim intensiv te Trauma me lëndime të rënda pasi i kanë thyer këmbën dhe prerë një pjesë të veshit. Sipas mjekëve, ai është koshient dhe në gjendje të stabilizuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në autostradën Mamurras-Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku sipas dëshmisë së tij, po kthehej nga Tirana për në Lezhë. Dhunuesit, të maskuar dhe ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën, e kanë goditur me sende të forta dhe pastaj janë larguar, ka deklaruar ai. Gjithashtu, i kanë marrë edhe celularin.
Autorët nuk janë kapur ende.
Pas ngjarjes,Toma u konstatua në makinë në gjendje shoku nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij si ndërtues pallatesh. Nga policia nuk ka një reagim zyrtar lidhur me rastin.
Lajm në përditësim...

Burime nga Spitali i Traumës 53-vjeçari, Sokol Toma ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe të veshit. Ai është i vetëdijshëm dhe në gjendje të stabilizuar.
Komente












Kaq shume vetave ja ka fut Sokoli, sa as ai vete si mban mend fytyrat!
PërgjigjuTa paska fut ene ty e shoku