'E ka dorën pak të rëndë...' Qytetari tregon eksperiencën e keqe tek klinika e doktor Mondit! I nxorën analizat mirë, në Itali zbuluan tumori malinj

'E ka dorën pak të rëndë...' Qytetari tregon eksperiencën e keqe tek klinika e doktor Mondit! I nxorën analizat mirë, në Itali zbuluan tumori malinj

Edmond Gashi ne gjykate, 27 qershor 2024

Tirane- Dashnor Dosti është mësues matematike tregon eksperiencën e tij të keqe me mjekun onkolog Edmond Gashi në klinikën e tij 'Megis' 7 vite më parë. Atëherë kur bashkëshortja e tij konstatoi se kishte një gjëndër në gjoks. 

Shërbimet e sugjeruan t'i kryente tek klinika e doktor Mondit tek Astiri.

"E ka dorën pak të rëndë, por është i zoti thoshin"- tregon ai ndër rreshta në historinë që e ka treguar në profilin e tij në facebook. 

Analizat dhe shërbimet u kryen tek klinika. Biopsia kishte dalë shumë mirë sidoqoftë kishte sugjeruar që kokrra të hiqet. Më pas me këmbënguljen e motrës së bashkëshortes, ishin nisur drejt Italisë ku pas konsultave dhe analizave kishte dalë e kundërta. Rezultati ishte 'Tumor malinjë"

Na u përmbys bota. Si mundet, thoja me vete. Ne i bëmë kontrollet në një nga klinikat më të mira të Shqipërisë, siç ishte ajo “Megis”

Pas ekzaminimeve dhe trajtimeve bashkëshortja gëzon shëndet të plotë.

Denoncimi

Ishte qershori i vitit 2017. Gruaja ime Elvira ndjen nje kokërr në gjoksin e djathtë dhe ndihej shume e shqetësuar. 9 muaj më parë motra e vet, vetëm një vit më e vogël se ajo, ishte diagnostikuar me kancer në gjoks. Ajo jetonte prej vitesh në Peskara dhe pas operacionit vazhdonte normalisht trajtimin mjekësor.

Ndërkohë ne filluam të shqetësohemi së tepërmi. Duke qenë se banojmë në Astir, shumë persona na rekomanduan klinikën mjekësore “Megis”. Thuajse të gjithë e kishin bërë një vizitë për një arsye ose një tjetër, tek kjo klinikë. Na rekomanduan doktor Mondin me shpjegimin se ai mund të na ndihmonte më pas edhe në spital, nëse do të ishte nevoja.

-E ka dorën pak të rëndë, por është i zoti thoshin. Unë i besoja të gjitha dhe i thosha me bindje edhe sime shoqe se gjithçka do të shkojë mirë.

Vendosëm ta fillojmë nga kjo klinikë vizitën. Na lanë një orar dhe paraqitemi në datën e orën e caktuar. Ishte thjeshtë një konsultë dhe doktori na rekomandoi një biopsi sa më të shpejtë. Kokrra ishte e formuar plotësisht, prandaj biopsia mund të bëhej pa operacion, por me thithje lengjesh me shiringë. Nuk e mbaj mend pagesën, por diku tek 300 mijë të vjetra besoj.

Sidoqoftë nuk është kjo ajo që dua të tregoj. Doktori na garantoi se vizitat në klinikë mund të shmangnin burokracitë e mërzitshme të spitalit. Atëherë pas biopsisë, dy javë pritje dhe pastaj rezultati. Oh çfarë torture! Dhe çfarë emocionesh kur doktori na priti dhe na tha: “Biopsia ka dalë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sidoqoftë kjo kokërr është mirë të hiqet. Zgjidhni një kohë të freskët, diku nga fundi i vjeshtës dhe jo tani në verë, mund ta kryejmë edhe këtu në klinikë operacionin, është në dorën tuaj”.

E falenderuam dhe dolëm. Fluturonim. Shkuam në shtëpi. Së pari për t’i  dhënë lajmin e mirë motrës së saj. Pasi gëzuam e folëm gjatë, motra si pa të keq na thotë: “Sidoqoftë nuk keni asgjë për të humbur. Ejani këtu, unë tashmë njoh shumë mjekë e personel dhe di edhe se si janë rregullat, pra ejani dhe bëni edhe një kontroll tjetër”. I pari si zorra në prush kërceva unë. Mendoja shpenzimet e kota, sipas meje. I bindur plotësisht në rezultatet shumë të mira që morëm në klinikën “Megis”, mendoja se disa shpenzime të tjera ishin të tepërta.

Sidoqoftë unë ngelem në minorancë në muajin korrik gjithçka fillon nga e para në spitatin “Spirito Santo” në Peskara, Itali. E keqja ishte se gjithçka fillohej nga e para dhe duke llogaritur edhe kohen e vakët të gushtit, rezultatet e kontrolleve, të cilat ishin sipas një protokolli strikt, mundën të dalin vetëm në muajin shtator dhe rezultati ishte Tumor malinjë. Na u përmbys bota. Si mundet, thoja me vete. Ne i bëmë kontrollet në një nga klinikat më të mira të Shqipërisë, siç ishte ajo “Megis”

Nuk shkuam më kurrë tek ajo klinikë, por edhe ime shoqe për 20 muaj nuk u kthye nga Italia, derisa e përfundoi mjekimin intensiv të shoqëruar me operacione shtesë në organe të tjera. Ne vendosëm të shesim çdo gjë nëse do të ishte e nevojshme, por asnjë lloj vizite apo terapie nuk do të kryenim më në vendin tonë, në vendin ku prej vitesh paguajmë rregullisht sigurimet shëndetsore.

Tani kur kanë kaluar 7 vjet nga shfaqja e sëmundjes, besojmë se betejën me të e kemi fituar, por duke vuajtur shumë. Ne humbëm shumë kohë në fillimet e sëmundjes në klinikën e famshme “Megis”, por përvoja e keqe me të, pati edhe anën e vet të mirë, që na nxiti që shpëtimin ta kërkojmë larg vendit tonë.

Unë nuk dua të futëm në detaje të tjera se si shkoi trajtimi i saj në spitalin e Ortonës e Kietit, pasi ajo është pjesa e bukur e historisë, ndërsa sot unë zgjodha të flas vetëm për përvojën e keqe.

Shtesë: Nuk u nxita për të shkruar këtë status thjeshtë dhe vetëm për shkak të ngjarjeve të ditëve të fundit në spitalin onkologjik të Tiranës, sigurisht pa i përjashtuar edhe ato, por më shumë u nxita sepse pikërisht sot, kur kanë kaluar 7 vjet, Elvira shkoi në Peskara për një nga ato kontrollet e saj të zakonshme.

Doktor Edmond Gashi

Mjeku onkolog Edmond Gashi po hetohet nga prokuroria e Tiranës pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërsa pacientët të diagnostikuar me tumor shkonin në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT, për të marrë shërbimin shëndetësor publik,  orientoheshin që shërbimet t'i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, që e kishte në zonën e Astirit  në Tiranë. Emiljano Lela i cili kishte detyrën e koordinatorit në Shërbimin Onkologjik merrte pacientët pa rradhë dhe i dërgonte tek mjek tjetër nga ai që ishte rekomanduar dhe konkretisht tek Edmond Gashi. Për pacientët e dërguar tek klinika e Edmond Gashit ai merrte përqindje dhe kjo e parë dhe nga kqyrja e telefonit.  Klinika administrohej nga i ati, Halil Gashi. Më 27 qershor 2024 Gjykata e Tiranës konfirmoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' ndaj Edmond Gashit dhe 6 mjekëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre në spitalin e Onkologjikut.

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 28/06/2024 04:09

    Pritnja me sopate derrin.

    Përgjigju
  • Mario: 27/06/2024 23:20

    Ky i ashtequajturi 'dr. Mondi' i duhet nje doktor per vete, se gati po plas nga dhjami.

    Përgjigju
  • Aeyo: 27/06/2024 23:20

    Ca te komentosh me pare! Spitalet jane bere si doganat ne kihen e sales. 90% e mjekeve nuk justifikojne dot pronat makinat udhetimet rrobat restorantet etj. Mjekesia ndoshta eshte ivesturar keto vite, por iky ivestim ka rritur cilesine deri diku por korrupsionin e ka rritur 500%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën