'E ka sjell vajza e Berishës', Basha: Nuk është e vërtetë që në PD më futi Argita Malltezi, stigmë për të më goditur

'E ka sjell vajza e Berishës', Basha: Nuk është e vërtetë që në PD më futi Argita Malltezi, stigmë për të më goditur

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rrëzuar zërat se në PD e ka futur Argita Berisha, vajza e Sali Berishës. Një teori e tillë, tha Basha, ka lindur si motiv politik, për ta goditur atë si prurje e re.

Në një podcast me Marsid Gupin dhe Ermal Peçin, Basha tregon se Argitën e ka takuar në Kosovë në vitin 2000, por në fillim ka takuar Sali Berishën në vitin 1992.

"Rrugëtimi im ka nisur njëkohësisht me Partinë Demokratike. Unë kam qenë i pranishëm në ditët e para, para themelimit dhe pas themelimit të Partisë Demokratike, sigurisht me qindar qytetarë të tjerë të Tiranës, me të afërm të mi, me shokë të mi në mitingjet apo takimet që organizoheshin tek qyteti student. Dhe s’jam ndarë në asnjë moment, edhe kur kam qenë jashtë domethënë, edhe fal faktit që vija në mënyrë të rregullt, i mbaja kontaktet me Partinë Demokratike, me drejtuesit e Partisë Demokratike. E kanë thënë edhe ata që ndoshta sot ndodhen në pozita antagoniste për arsyet e tyre personale, e kanë pohuar edhe publikishtm edhe në media që rrugëtimi im është i vjetër sa Partia Demokratike. Sigurisht kam qenë 16 vjeç, nuk kam qenë as në zgjedhjet e 91-shit, as në zgjedhjet e 92-shit, nuk kam votuar dot. Po në zgjedhjet e 92-shit kam qenë i vetmi vëzhgues zyrtar i liçencuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i pranishëm në KQZ nga ku merrja në orët e fundit në darkë vonë të dhënat që vinin nga zëvendëskryetari i KQZ-së që ishte nëndrejtori i shkollës “Sami Frashëri” dhe ishte përfaqësuesi i PD-së në komision. Çertifikimin e kisha nga një institute hollandez i mbrojtjes të të drejtave të njeriut, Johanes Vir Foundations of Human Rights. Dhe e shikonin atë, kisha veshur një xhaketë që ia kisha marrë tim eti, kisha vënë një kravatë për herë të parë 17 vjeç, s’kisha të drejtë të votoja më 22 mars, se mbushja 18 në 12 qershor, kështu që nuk votoja dot. Dhe futesha aty, serioz, me këtë bexhin këtu dhe nuk më fliste njeri. Dhe merja të dhënat, se ishte system mazhoritar. Ata i përcjellnin rezultatet me telefonata dhe nga aty i telefonoja në Partinë Demokratike, në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike ku ishin të mbledhur të gjithë. Ishte Berisha, ishin të gjithë aty domethënë, doli filani, doli fisteku, fitoi filani, fitoi fisteku. Kjo pra sa i takon angazhimit tim politik, ka qenë i pandarë interesi për angazhim. Pastaj kur vjen fjala për angazhimin aktiv, është diçka tjetër.

Futja ime në PD nga Argita Malltezi, siç thonë, është një nga ato stigma të investuara fillimisht nga kundërshtari politik. Jo, nuk është e vërtetë. Gjithçka që kam thënë besoj demonstron të kundërtën. Në fakt, Argitën për  herë të parë e kam takuar në Kosovë në verën e vitit 2000. Ndërkohë që Sali Berishën e njoh që nga 91-shi. Jo thjesht e njoh, por kemi pasur me dhjetëra raste, takime, kontakte, e njoh personalisht, pra nuk është e vërtetë. Por meqë e the, unë e di kur ka dalë dhe pse ka dalë. Kjo ka dalë në momentin kur unë jam futur në politikën aktive në Shqipëri dhe këta thonin nga erdhi ky, çfarë është ky. Sepse atëherë si tani, kur futej një aktor i ri duhej të gjenin patjetër t’i vinin bishta, ta godisnin e kështu dhe pjesë e kësaj ishte dhe kjo, “e ka sjell vajza e Berishës”. Pra ka qenë diçka e lindur me një motiv politik. Dhe siç e kam unë që nuk merrem me këto gjëra, mund të jetë ndërtuar dhe të jetë përforcuar ideja që erdhi për këtë arsye. Mori një dimension tjetër në 2011-ën ku fushata e vetme që bëri Edi Rama pa sukses në përballjen për bashkinë e Tiranës ishte që të më evidentonte muadhe fizikisht me Sali Berishën. Pra, është pjesë e luftës politike.

Pati një përpjekje që të përfshihesha që në 2003-in, ishte gara për bashkinë e Tiranës, por doli Spartak Ngjela kandidat dhe në fakt dhe unë nuk kam pasur në atë moment, nuk e kam parë veten time të gatshëm për t’u përfshirë. Isha në një farë mase me angazhimet e mia të plota dhe kulmuese në kuadër të punës që bëja në UNMIK. Sapo kisha marrë detyrën për të krijuar strukturën e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. E mora këshilltar special për tranzicionin, pra po bëheshim gati të mbartnim kompetencat që kishte deri atëherë OKB-ja tek organet e institucioneve vendore të Kosovës, autoritetet e Kosovës. Dhe ishte një punë që po e bëja me shumë pasion sepse e kuptoja dhe e ndjeja që ishte fillimi i procesit të pavarësimit institucional dhe të pavarësimit të Kosovës. Dhe nuk ishte diçka që mund ta lija në mes, pavarësisht që politikën në Tiranë e ndiqja. Dhe momenti i dytë ka qenë një vit më pas 2004, ku zoti Berisha dhe miq të tjerë Besnik Mustafaj, e të tjerë më thanë që po përgatisnin Komitetin e Orientimit të Politikave, një model i suksesshëm edhe në vende të tjera, për një infusion rinie dhe ekspertize kryesisht perëndimore në PD. Njëfarë qarkullim i stimuluar i elitës, apo më mirë të themi një injeksion elite në PD".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
'Muzikën e kam pasion', Basha rrëfen për jetën e natës në vitet studentore: Si u bëra DJ në Holandë

1712508412_basha.JPG

I zhveshur nga kostumi prej politikani, këtë të diel Lulzim Basha është kthyer pas në kohë dhe ka folur për jetën e tij studentore në Holandë. 

"Gjatë asaj kohe kur kam studiuar dhe kam punuar. Kam bërë disa punë, por puna që kam bërë më gjatë dhe këtë e kam thënë dhe inkurajoj dhe të rinjtë, ka qenë ajo që sot i thonë telemarketing. Është akoma një kompani në treg, e cila bënte analizë financiare. Ishte koha kur nuk kishte euro dhe këta bënin analizën financiare të projektimeve afatmesme të 10 valutave kryesore të botës dhe bonove të thesarit të 10 ekonomive kryesore të botës. Dhe 3 herë në javë botonim një publikim se si do të shkojë dollari, marka gjermane, franga zviceriane, franga francize, lireta italiane, dollari kandez, dollari australian, jeni japonez, mos t’i përmend të dhjeta, por ishin 10 kryesoret. Dhe pastaj ne kishim një databazë ku kishim telefonatat të ceove dhe zëvendëspresidentave që kishin përgejgjësi financat e korporatave dhe bankave më të mëdha të botës. Dhe merrnim në telefon që t’u shisnim buletinin. Po ndërkohë pretendonim që ishim dhe ne pjesë e buletinit. Ne thjesht shisnim buletinin që përgatisnin analistët. Mirëpo e mira ishte që më ekspozonte dhe më joshi shumë me njohuritë mbi tregun financiar. Si lëviz valuta, si lëvizin bonot e thesarit.

Kishim klubet tona, disa prej tyre ishin dhe pronë e organizimeve të vet studentëve. Një nga shokët e mi më të ngusht ishte DJ në një nga këto. Domethënë ne ishim pothuajse të pandarë, edhe ai u bë sebep edhe që të merresha dhe unë pak me muzikë. Muzikën e kam pasion, sidomos muzikën e kohës time të studimeve, megjithëse tani është kthyer në modë. Unë kisha një dashuri për muzikën, e përjetoja popin, rockun, hard rockun, Heavy Metal. Grupi më i preferuar i muzikës ishte “Duran Duran” ka qenë grupi i parë që kam ndjekur, “Alphaville” të asaj kohe. Pra, kanë qenë artistët e mëdhenj në vitet 80 kanë qenë të mbushur me artistë të mëdhenj nga sigurisht Madonna, Michael Jackson, George Michael, Metalica sigurisht, etj. Muzikën e kisha qejf, por artin e luajtjes së muzikës e kisha hobi dhe e kam nga miku im Richard që ishte DJ professional", tregoi Basha.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 08/04/2024 09:32

    O basha je gjigand lere se ca thone keta

    Përgjigju
  • Halit: 08/04/2024 08:37

    Berisha tha qe ja ka sugjeruar Argita emrin tend dhe ne fakt ska si ndodh ndryshe se se pa miratimin e Argites apo Xenit Berisha nuk afronte ata qe nuk i njihte. Ti more butak as per bari ste merr kush e jo te beheshe ai qe u bere por per nje gje ke te drejte qe po e ben Berishen dhe tropojsit e flasin me gishta dhe po ka nxin jeten siç di ti ta besh. Ti je me llum se berisha

    Përgjigju
  • Jim: 08/04/2024 03:37

    Po mos ishte ajo as per roje parkingu nuk te merte Sala

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë