Kim Kardashian dhe Alessandra Ambrossio kanë bërë të pamundurën që të gjithë sytë të jenë mbi ta në eventin e XIX të Acria Holiday Dinner në New York.

Kim ka veshur një fund me bel të lartë dhe të gjatë deri tek kyçi i këmbës në ngjyrë mishi në copë mëndafsh.

Ndërsa, në vend të bluzës Kim ka veshur vetëm reçipeta në ngjyrë jeshile të errëta.

kim kardashian

Ajo ka qenë e shoqëruar nga miku i saj më i mirë Jonathan Cheban, i cili ka sjellë për mikeshën e tij edhe dhurata nga Tiffany&Co.

Edhe Alessandra Ambrossio ka veshur një fustan “tendencioz” për të ekspozuar hiret e saj.

Modelja e Victoria Secret ka ekspozuar këmbët e tonifikuara dhe seksi me një fustan të çarë deri lart te kofshët dhe shpinën me pjesën e hapur të fustanit.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)