E lindur 110 vite më parë, e shenjta Nënë Terezë ka sot ditëlindjen

TIRANË- “Ti shërbesh më të varfrit të të varfërve”, sot më shumë se kurrë kjo thënie na thërret të gjithë neve, në 110 vjetorin e lindjes së një nga njerëzve më bujar që ka njohur historia njerëzore  Shën Nënë Tereza.  E lindur në Shkup, por me shtëpi botën, ajo gjithë jetën e saj ua dedikoi njerëzve në nevojë, për të lehtësuar dhimbjen dhe për ti ndihmuar ata të cilët kishin nevojë për një dritë shprese.

Gonxhe Bojaxhiu, e nisi misionin e saj në moshën 18 vjeçare, për të mos hequr dorë kurrë deri në frymën e fundit. Ajo ishte shembull i bujarisë dhe dashurisë pa kushte për njeriun, prandaj kurrë nuk pranoi të merrte asnjë çmim ose mirënjohje,  edhe pasi fitoi çmimin “Nobel për Paqe, ajo refuzoi të pranonte paratë dhe ato i dhuroi ato për vendin që shërbeu shumicën e jetës, Kalkutën.

Në përpjekje për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë, e cila numëron të paktën 4500 motra dhe është aktive në 133 shtete.   

Nënë Tereza, u lumtura me 19 Tetor 2003, duke marrë titullin “ Tereza e Bekuar e Kalkutës “ dhe më 4 Shtator 2016 ajo u kanonizua nga Vatikani, duke marrë kështu titullin Shën Nënë Tereza. Ajo u nda nga jeta në 5 shtator 1997, por ende vazhdon të japë shembull botës sesi dashuria mund të shërojë dhe ndihmojë secilin. Sepse siç e ka thënë edhe vetë ajo, Dashuria pa i shërbyer të tjerëve nuk kuptim.

Nënë Terezë

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kallogjeri: 26/08/2020 16:41

    Krenaria e kombit Shqipfolës..,Shenjtorja e vërtetë!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin