Trajneri Rolando Maran e nisi me dy humbje aventurën e tij në stolin e kombëtares shqiptare të futbollit. Tre ditë më parë kuqezinjtë u mposhtën 0-1 nga Izraeli në Tiranë, ndërsa sot ishte Luksemburgu që fitoi po 0-1 në miqësoren e dytë dhe të fundit të qershorit.

Italiani foli pas ndeshjes për Supersport duke thënë se këto dy sfida i kanë shërbyer për të njohur lojtarët. Ai kërkoi reflektim në fushë.

Si ndiheni? Impenjimi ka qenë i madh, por nuk është rezultati që donim, nuk kemi bërë mjaftueshëm mirë. Këto dy ndeshje vlejnë për ta njohur skuadrën më mirë dhe për të përmirësuar këto gjëra.

Duhet të jemi të zotë, për të parë se çfarë gjërash nuk janë bërë mirë në këto dy ndeshje. Edhe nga pësimi i golit shumë herët, u çekuilibruam. Dhe dëshira për të gjetur golin, na bëri të linim hapësira. Janë disa gjëra që kanë ndodhur në këto dy ndeshjet, që nuk duhet të ndodhin dhe t’i përmirësojmë. Janë elementë që unë i kam piketuar nga këto dy ndeshje.

Skema, e përshtatshme për lojtarët që kemi? Hierarki lojtarësh? Në hierarkinë e lojtarëve, ka lojtarë që unë po i njoh. Disa lojtarë kanë ardhur me pak minuta, ka qenë sezon i gjatë, e kemi paguar pak me gjendjen fizike të tyren. Më ka shërbyer për të njohur lojtarët dhe reflektuar mbi ta. Pyetja e parë, është e vërtetë për mbrojtjen, pasi provon disa gjëra dhe vuan për shkak të vështirësive. Janë gjëra që duhet të reflektojmë. Janë dy teste të rëndësishme që më shërbejnë shumë për vazhdimin.

180 minuta pa gol, ide e qartë për sulmin për të zgjidhur këtë problem? Këto dy humbje peshojnë shumë, sidomos para tifozëve. Prisja përmirësime nga ndeshja e parë, por nuk ka ndodhur. Duhet marrë parasysh edhe ana psikologjike, me lojtarët që janë ende të zhgënjyer për mos kualifikimin në Botëror. Por jam i keqardhur për rezultatin.

2-3 pika pozitive nga këto dy ndeshje? Përgjegjshmëria e lojtarëve është një, padyshim. Jam munduar të përfitoj nga këto ndeshje, ndoshta edhe duke rrezikuar, për të parë disa prej lojtarëve, për t’i njohur më shumë. Kjo për të mos rrezikuar në ndeshjen deçizive. Lojtarët kanë qenë të gatshëm dhe të motivuar të gjithë, do të punojmë në vazhdim”, tha Maran për Supersport.


Lajmi kryesor:

Luksemburgu na turpëron në mes të Tiranës, Shqipëria mposhtet 0-1 në miqësore! Maran e nis me dy humbje në stolin e Kombëtares