Berisha vijon fushatën e baltosjes ndaj Dumanit, përdor IA për denigrimin e figurës së tij! Demokratët e kryqëzojnë, Açka: Distancohuni

Tirane- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ndërmarrë këto një fushatë të paprecedentë baltosjeje dhe sulmi verbal ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Nuk mjaftoi të publikonte foton e bashkëshortes së Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK, por në profilin e tij në facebook ka publikuar një video të animuar të realizuar me inteligjencë artificiale me qëllim denigrimin e figurës së kreut të SPAK.

Çfarë shihet në video?
Bëhet fjalë për një video të punuar me Inteligjencë Artificiale ku kryeministri Rama dhe kryeprokurori Altin Dumani janë vendosur në kokat e dy personazheve të animuara të serialit për fëmijë "Tomy dhe Jerry' . Edi Rama është vendosur në trupin e maces Tomy, ndërsa Dumani është vendosur në trupin e qenit, duke e përshkruar si një "qen të lidhur me litar për qafë nga Edi Rama", vijim i sulmit denigues që Berisha  ka bërë ndaj Dumanit, të cilin e akuzon se po bën politikën e kundërshtarit të tij politik

Pse u shtua kjo fushatë baltosjeje

Më 27 nëntor 2024, GJKKO ndryshoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' në të cilën ish kryeministri Sali Berisha hetohej prej  30 dhjetorit 2023 për aferën e privatizimit të ish kompleksit "Partizani'. Vendimi u mor nga gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, por SPAK ka deklaruar se do e ankimojë këtë vendim. Nga 27 nëntori Berisha ka nisur fushatën e tij politike për zgjedhjet e ardhme të 11 majit 2025, ndërsa betejën politikë e përqëndron dhe tek 'lufta' kundër kreut të SPAK.

Sali Berisha ka shtuar fushatën e baltës dhe të sulmit verbal ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK i cili pak ditë më parë u vlerësua nga Departamenti Amerikan i shtetit si një ndër 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit për 2024.

Dekorata iu dha Dumanit më 9 dhjetor 2024 pikërisht nga sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i cili tre vite më parë e shpalli Sali Berishën ‘non grata’ për përfshirjen në veprime korruptive dhe përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij, familjarëve dhe aletatëve.

Demokratët kundër Berishës
Por për këtë fushatë baltosjeje Berisha ka dhe zëra publikë kundër tij.

Deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka, ka bërë një reagim publik dhe thotë se distancohet nga ajo video e turpshme e hedhur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha të cilën e  turpëron. Ndaj si demokrate distancohem publikisht prej saj dhe pres edhe të tjerë demokratë të bëjnë të njëjtën gjë

“A mundet në një demokraci të shëndetdhme që një pushtet (politika) të marrë guximin të përtallë një pushtet tjetër (drejtësia) kur të dy kanë përgjegjësi tē lartë kombëtare?” shkruan ajo.

Militantët kanë bërë like dhe simbolin e të qeshurës, ndërsa mjaft të tjerë komentues janë distancuar nga kjo video

“Je ber per te ardhur keq dhe nje 5 vjec me serjoz eshte paske rrjedhur fare” shkruan Geni 

“Uroje Dumanin per fitoren nga Departmenti Amerikan kunder korrupsionit! shkruan Alfredi

“Ik ore se le nam. Je bër si Qazim Govori” shkruan nje tjeter komentues. 

Kjo nuk është hera e parë që PD bën opozitë me video fake. Në shtator 2024 manipulua një video e Kryeministrit Rama e cila më pas  u hoq dhe nga fb. 

Cdo ditë e më tepër po rritet alarmi për përdorimin e Inteligjencës Artificiale me qëllim mashtrimin e votuesve kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përdorimi i Inteligjencës artificiale po kthehet në një rrezik shumë të madh. Me një telefon smart dhe pak imagjinatë, mund të krijohen material të rremë – por bindës – me qëllim të mashtrimit të votuesve. 

Foto: Postimi i Sali Berishes 

Pse Sali Berisha u shpall non grata

Deklarata e plotë e Blinken për shpalljen non grata të Sali Berishës më 19 maj 2021 

Sot, unë jam duke shpallur 'non grata' Sali Berishën, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm.

Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve Akti i Ndarjes, 2021. Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

 

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 14/12/2024 20:15

    Ti nxirrja në foto e Dumani po ta *in lirin e argiten me kapuç në kokë se shumë të shëmtuta jan serbet o pleh viçididoli. Në tokën shqiptare ju jeni të mallkum e as eshtrat nuk do ju zejn qetsi në jet të jetve. Ata klyshat që i ke nga mbrapa të gjith pem pa kokrra jan e do ngelni në histori si aktor tragjik-komedie që dhe nana e baba juj ta dinte se kujt do i shërbenit do iu kishin vra me durt e veta.

    Përgjigju
  • Taypi: 14/12/2024 18:38

    Pse e lini jasht ket monster.. Ky duhet te ishte ne burg..

    Përgjigju
  • gimi: 14/12/2024 15:23

    Kete moster dduhet arrestuar urgjent,e qelbi Shqiperine,nese ka zot ,zoti e mallkofte kete moster ballkanike.

    Përgjigju
  • Besnik: 14/12/2024 14:36

    Emergjence kombetare‼️ ky njeri i pa skrupullt duhet te injorohet nga votuesit demokrate qe mendojne qe ky njeri mund te behet, uroj me gjith shpirt qe ky monster te shkoj atje ku e ka vendin.

    Përgjigju
  • Besniku: 14/12/2024 14:20

    Maskara i perjetshem. Moster qe nuk ju mbyll ajo goje e piste tere jeten. Vetem burre nuk u be kurre. Thane per ta bere Shqiperine si Amerika po perfunduan duke e bere si Vicidoli i ketij palaçoje. Sa per Dumanin ky le te lehi se po i del ne enderr.

    Përgjigju
  • ermal: 14/12/2024 13:42

    Nuk ja vlen me u marë me një qelbësirë NON GRATA,as Enveri nuk e mori këtë damkë....medjat duhet ta bojkotojnë e të mos japin asnjë lajm për të ,po flas për kanale prestigjioze jo për malokërinë e syrit...thirini mëngjes o shpellarë se sa të jetë ky vrasës e hajdut Edi e ka të sigurt karrigen e kryeministrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar