E quajtën 'kafshë' në foton me shqiponjë, Era Istrefi u 'mbyll' gojën fansave grekë: Respekte për ju

E quajtën 'kafshë' në foton me shqiponjë, Era Istrefi u 'mbyll' gojën fansave grekë: Respekte për ju

Dy motrat Istrefi, Era dhe Nora

Ditën e djeshme, Era istrefi dhe motra e saj Nora ndodheshin në Greqi nga ku uruan të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit. Dy motrat u shfaqën në Akropolis me plis në kokë dhe duke bërë shqiponjën me duar por kjo foto nuk u prit mirë nga fansat vendas.

Shumë grekë komentuan duke i quajtur kafshë dhe duke i akuzuar për provokim. Por ditën e sotme Era u është përgjigjur të gjithëve me në të një statusi në rrjetet sociale, duke shpjeguar se vendndodhja e saj për datën 28 nëntor në Greqi ishte për arsye biznesi dhe se nuk kishte si qëllim të acaronte marrëdhënien mes dy shteteve.

 “Festova ditën e Pavarësisë së Shqipërisë këtu, dhe ndodhi krejt rastësisht pasi isha në një udhëtim biznesi. Unë jam një artiste dhe jo një politikane. Unë i dua të gjitha vendet dhe dëshiroj paqe dhe mirëqenie për të gjithë. Nuk kam treguar mungesë respekti ndaj askujt. Kam vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë së bashku, të mos lejojmë asgjë dhe asnjeri të hyjë mes nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”- ka shkruar Era.

Reagimi i Era Istrefit 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton