E quajti ‘ikonë të krimit’, Elisabeta Imeraj i përgjigjet Bashës: Më sulmon për dosjen e tij në Prokurorinë e Tiranës! Kriminelët nuk më bëjnë dot presion
Lulzim Basha dhe Elizabeta Imeraj
Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ky i fundit gjatë një interviste televizive, e quajti atë “ikonë të krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë shqiptare”.
‘Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat, dhe prap asnjë media nuk e mbulonte këtë. Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit.’- tha Basha në Real Story.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i prokurores së Tiranës, e cila tha se “kriminelët nuk mund t’i bënin presion”. Sipas Imerajt, sulmet personale dhe direkte të kreut të PD Lulzim Basha bëhen për shkak të dosjeve që ai ka në Prokurorinë e Tiranës.
“Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”, i shkruante Kryeprokurorja drejtuesit të emisionit.
“Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli.
Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.
Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit. Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë.”- tha Imeraj më tej.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.6%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3081
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, një grup mjekësh italianë do kryejnë ekspertizën
23 Prill, 12:19
-
Dy gola për t'u përmbysur dhe java vendimtare derbi, Erbim Fagu: S'e kam mendjen te Partizani, na duhet finalja e Kupës
23 Prill, 12:16
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Nxënësit e shkollës 'Andrea Stefani' i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Shumë shpejt nis puna për Terminalin e ri Verior
22 Prill, 15:34
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Dhunuan efektivët dhe hodhën molotov para bashkisë Tiranë, lirohen nga qelia 4 protestuesit e Rithemelimit dhe PL-së
22 Prill, 10:20
-
Mjekësia dhe Juridiku, bashkë për të dhuruar gjak! Studentja dhuron për herë të parë: U nxita pas praktikës në pediatri
21 Prill, 16:06
-
Protesta e dhunshme e Rithemelimit dhe PL-së para Bashkisë Tiranë, arrestohet 53-vjeçari! Kundërshtoi dhe dhunoi policinë (EMRI)
21 Prill, 11:34
Asgje nuk ka per te ndodhur.Deklarata e zonjes eshte me nentekst,eshte njelloj si te thoshte ://-Mbyll gojen,ose do te te hap dosjet qe po flene ne gjykate,qe i mbajme thjesht per t'ju kujtuar tipave si ju qe T'A QEPIN,sepse e kemi ne dore fatin tuaj me drejtesine!//.Kur t'ju shkohet deri ne fund hetimeve,gjyqeve,vendimeve ne drejtesi per V.I.P-at e politikes,atehere thuhet se reforma ia vlejti.
PërgjigjuZj.prokurore nëse ti nuk e merr të pandehur Bashën a është vepër penale të shohësh konsumimin e një vepre penale e të mos veprosh...? Presim veprimin tënd ligjor, jo mediatik...
Përgjigjumuk i kemi ato kushte demokratike akoma.shume te drejte keni te gjithe/por a e imagjinoni te behet nje gje e tille??do thon diktator rama qe e hoqi qafe kundershtarin e tij.sikur nuk e dini qe ata mbase ate do donin si parti fashiste qe te benin rremuj duke bere kurban lulin akoma dhe me arrest per dosjet e shumta qe ka
Z.prokurore ne detyre ke te gjith fuqine per ti bere ligjore akuzat e renda. Po ke kellqe coje ne fund mos mjaullis neper Facebook's por ne sallen e gjyqit
PërgjigjuNqs ka dosje atehere e ke detyrim qe ta marresh te pandehur e jo te flasesh larte e poshte moj ti zonja prokurore....
Përgjigju