E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari vritet me thikë pas një sherri, autori e qëlloi disa herë dhe u largua! I mituri u gjet nga një kalimtar, ndërroi jetë në spital (EMRI)

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës, ku një 15-vjeçar u vra pasi u godit disa herë me thikë. I mituri Emiljano Gjoni gjeti vdekjen në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda që kishte marrë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të 14 tetorit në lagjen “Skenderbeg”. Autori i vrasjes ende nuk është identifikuar nga blutë e Shkodrës, pasi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Motivi ende nuk është i qartë, por Policia njofton se gjithçka ka nisur pas një sherri dhe më pas i mitur është goditur disa herë me thikë.

Pa mëshirë, autori e ka lënë të miturin në mes të rrugës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja bëjnë me dije se autori shoqërohej edhe nga një person tjetër.

Ka qenë një kalimtar i rastit që ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. 15-vjeçari ka pasur ende shenja jete dhe kalimtari i ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht i mituri nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

"Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë),  një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi policia. 

Report Tv solli edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa tashmë Policia dhe grupi hetimor kanë zbritur në terren për të zbardhur ngjarjen, motivet, dinamikën, si edhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, u qëllua disa herë me thikë dhe u la në mes të rrugës! Një kalimtar e dërgoi në spital! Autori u largua me një person tjetër

 

Një 15-vjeçar mbeti i vrarë në Shkodër në lagjen ‘Skënderbeg’. Burime për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja bëjnë me dije se 15-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një person tjetër, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se autori ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe janë larguar sëbashku nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të miturin në mes të rrugës.

15-vjeçari është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka qenë edhe personi që e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ora 20:33
EMRI/ Kush është i mituri që u vra në Shkodër, u qëllua me thikë disa herë

1728930459_Screenshot7.jpg

Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se 15-vjeçari që u vra në Shkodër quhet Emiljano Gjoni. Burime për gazetarin Ergys Kavaja bëjnë me dije se i mituri është qëlluar disa herë me thikë dhe si pasojë  e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Ora 20:26
Policia në terren pas vrasjes së 15-vjeçarit në Shkodër! Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku një 15-vjeçar mbeti i vrarë pasditen e sotme në Shkodër. 

Policia dhe grupi hetimor kanë zbritur në terren për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili është arratisur.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neri: 14/10/2024 22:09

    shteti ka pergjegjesi. te rinj me arme te ftohta si ne vitet 90

    Përgjigju
  • Noku: 14/10/2024 21:33

    Ngushëllime familjes. Për sa kohë në shkollë nuk bëhet mësim, armët e ftohta shiten te dyqani ngjit me shkollën e po ashtu edhe droga shitet brenda në shkollë mbetet që popullsia e Shqipëris jashtë burgjeve të shkoje 1 milion në 2030-ën e hyrjes në Europë. Turp për të gjith ne që përfunduam në llum e krenohemi si kodosha me përralla me mbret.

    Përgjigju
  • Djepi Kultures: 14/10/2024 20:32

    Shkodra nga djep i kultures per fat te keq eshte kthyer ne zone problematike ! Riformatim ne universitete dhe kulture

    Përgjigju
    • @o daku: 14/10/2024 22:13

      Injorant, vjell vrer nga goja,vuan nga sindroma e inderioritetit . Pse mos valle do te ndalosh levizjen e lire brenda vendit?

    • O daku: 14/10/2024 20:59

      Ka zbrit gjith malsija ne shkoder .ishte Kur ishte djep I kultures. Se tash osht rjep I lekures.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Pasi e mposhti në fushë, Daku i merr edhe fanellën Kvaratskhelias

Pasi e mposhti në fushë, Daku i merr edhe fanellën Kvaratskhelias