E rëndë në Tiranë! Sherr mes vajzave të një shkolle 9-vjeçare, zihen me grushte e shkelma dhe shajnë njëra-tjetrën! Shoqërohen bashkë me prindërit në Polici (VIDEO)

TIRANË- Skandaloze janë pamjet e një sherri që ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, pasi një grup vajzash minorene janë konfliktuar dhunshëm me njëra-tjetrën. Në videon e bërë virale, vajzat konfliktohen me njëra-tjetrën fillimisht me fjalë banale dhe më pas nisin përplasjen fizike.

Disa prej tyre hedhin në tokë bashkëmoshataren dhe e godasin me shkelma, ndërsa i shkulin flokët. Me i trishtë është fakti se dikush prej tyre filmon skenën e dhunës dhe askush tjetër nuk përpiqet që të futet për të shuar sherrin mes adoleshenteve.

Policia thotë se ka shoqëruar 4 vajza të mitura dhe një djalë, të moshës 13 dhe 14 vjeç, të shkollës 9-vjeçare Kongresi i Manastirit’ bashkë me prindërit, të cilët po merren në pyetje.

Ishte shkolla ‘Kongresi i Manastirit’ e cila njoftoi zyrtarisht se i ka kërkuar policisë së Shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur. Sipas tyre ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt, në vendin e quajtur ‘Pallati Dilo’ rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës.

Shkolla bën me dije se asnjë nga vajzat nuk e ka raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit  e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Sherri mes vajzave në Tiranë, policia shoqëron 5 të mitur

Policia e Tiranës ka shoqëruar 5 fëmijët e mitur, të cilët u përfshinë në një konflikt fizik jashtë ambienteve të shkollë ‘Kongresi i Manastirit’. Sipas policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza).

‘Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen disa të mitura që dhunojnë një bashkëmoshataren e tyre, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video si dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Pas verifikimeve të kryera për identifikimin e tyre, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës, u bë i mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza).

Nga verifikimet paraprake të kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën "3 Dëshmorët", dhe jo në ambientet e shkollës "Kongresi i Manastirit".

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.’- njofton policia.

Ora 17:37
Sherri mes nxënëseve në Tiranë, reagon Shkolla ‘Kongresi i Manastirit’: I kemi kërkuar policisë të hetojë ngjarjen

1677246209_finalprojekt.01130609.Still023.jpg

Drejtuesit e shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mes disa nxënësve të kësaj shkolle të cilat janë konflifktuar mes tyre. Sipas drejtuesve të shkollës, ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt, në vendin e quajtur ‘Pallati Dilo’ rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës.

Megjithatë bëhet me dije, se shkolla i ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur. Sipas drejtuesve, asnjë nga vajzat nuk e ka raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit  e tyre, megjithatë shkolla ka vënë në dijeni prindërit nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

‘Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën.

Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”.

Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë.

Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.

Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit  e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni.

Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm.’- thuhet në reagimin zyrtar të shkollës ‘Kongresi i Manastirit’.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yllka: 25/02/2023 16:18

    Normale qe keshtu do jene brezat.Mjafton te shohesh drejtuesit e Evis Kushit neper shkolla

    Përgjigju
  • AltinTop: 25/02/2023 11:40

    A do behen protesta per dhune ndaj femrave?? Apo kur eshte midis femrave nuk quhet dhune…

    Përgjigju
  • Riku: 25/02/2023 10:48

    Lum ata qe kan marre guximin dhe rrezikun qe te largohen nga ky vend njerezish me bisht... geni yne eshte qelbur... shkollat jane vetem per te punesuar partia miqte... primitivizem... meritojme gjithcka qe jemi e qe kemi

    Përgjigju
  • Jola: 25/02/2023 08:43

    Paskan reaguar drejtuesit pasi vajzen e gjore e bene cope. Po si reaguan, pas pilafit.ku eshte roja, ku jane mesuesit, asnje nuk nderhyn. Bravo Evis Kushi, bravo. Po na vriten femijet e ministria jote fle gjume. Bravo, vendos kamera sigurie ne provimet e matures se aty mbeti problemi. Siguro njehere qetesine, pastaj cilesine e mesimit e te teksteve, cope e gjete po prape cope e le. Turp I Zotit, je per turp,

    Përgjigju
  • Meri: 25/02/2023 08:29

    Shoqëria shqipëtare ka degraduar.Idjotsia po mbyt shqipërin.

    Përgjigju
  • Arben: 25/02/2023 08:25

    Sali Berisha mbushi me maloke e njerez te pagdhendur qytetet e Shqiperise. Tani kemi pasojat.

    Përgjigju
  • luisi: 25/02/2023 08:01

    Mbyllni Big Brothe dhe perputhen. Degjenerim me te madh se keto dy emisione nuk ka. I perkas fushes se mesimdhenies, dhe ju them me bindje se ne vete po e degjenerojme rinine. Nuk jane vetem keto zenie, por edhe te tjera sjellje thuajse teresisht te degjeneruara

    Përgjigju
    • Populli: 25/02/2023 12:01

      Rri o luis ne bb ti e mos na caj veshet shum

  • jani: 25/02/2023 01:39

    qeveria te vendose police brenda ne shkolle,,,,sic jane ne shba...ne si popull vetem nga policia trembemi...

    Përgjigju
  • iliri: 25/02/2023 01:37

    VERA PO VJEN,,,DHE GJAKU NDIZET,,,NE SHKOLLA TE MESME E TE LARTA DUHET TE VENDOSET 1 OSE 2 POLICE QE RRINE 6 ORE NE SHKOLLE,,,BRENDA NE SHKOLLE,SIC E KA AMERIKA....

    Përgjigju
    • Emigranti: 25/02/2023 07:44

      Amerika me police ne shkolle tregon civilizim ne fakt. Te shkosh ne shkolle dhe te lutesh qe te kthehesh gjalle ne shtepi se mund te vije dikush me automatik apo mitraloz dhe te beje kerdine.

  • Profesori: 25/02/2023 00:57

    Sa tragjike qe e beni…na qenka mekat te zihen vajzat çapkene..apo skan gjak dhe nerva ato..

    Përgjigju
    • @o komentues i karit: 25/02/2023 11:47

      Ju jeni mesuar i doni femrat si sherbetore ne shtepi, dhe po pati mundesi te virgjera nga veshet, hundet, dhe sigurisht nga fjalori, prandaj ju ben pershtypje kur shifni zenka. E, shif ato qe ke ne shtepi mos dil ketu te flasesh me aq kopetenc se nuk jetojm ne kohen e dulles, or tejjjj.

    • @Profesor karit: 25/02/2023 10:39

      O profesor qe ste ben pershtypje duket se cfar malli e ke gruan vajzen motren

    • @o komentues i karit: 25/02/2023 10:14

      Shiko ato qe ke ne shtepin tende, apo mos vall jan engjej te mbuluara.

    • @Profesor karit: 25/02/2023 08:12

      Profesor dua te shikoj gruan dhe vajzen tende ashtu te shtrira ne shesh dhe qe bejn capkenen...

  • Gripi: 25/02/2023 00:46

    Duhen urgjentisht institucione riedukimi per te miturit. Nese shkelin ligjin duhet te dergohen aty. Edhe prinderit te gjobiten se te miturit reflektojne kulturen e familjes. E papranueshme kjo situate. Big Brother show i degradimit, perputhen show i imoralitetit dhe injorances etj etj kjo eshte situata e vertete, degradim dhe humbje e vlerave morale, familjare dhe shoqerore.

    Përgjigju
  • Ops: 24/02/2023 23:07

    Per kete arsye braktisa vendin edhe pse kisha nje aktivitet qe fitoja minimalisht 15 m ne muaj dhe ika me nje page 5 mij € ? Per femijet sepse tek ne eshte shkatrruar familja ne gjeneze pastaj vijne keto brez kurverirash

    Përgjigju
    • A. N.: 25/02/2023 07:40

      Cfare pune beje qe paguheshe 15mij euro ne shqipri ndersa jashte te jepkan 1/3?

  • Shqip hesapi: 24/02/2023 21:59

    Kontigjenti ardhshem i Dubait

    Përgjigju
    • Or tej: 24/02/2023 23:35

      Edhe Dubain do e felliqin ky brez or teeeejjjjj

  • Bepi: 24/02/2023 21:40

    E ardhmja jon ????????????

    Përgjigju
  • Xhoni: 24/02/2023 20:31

    Degradim

    Përgjigju
  • Opinioni: 24/02/2023 20:05

    Ju hengert mortja. Mjere ajo shpi qe ju ka dhe mjere ajo shpi ku do shkoni ne te ardhmen moj ...a m...

    Përgjigju
  • Sherifi paskuan: 24/02/2023 19:37

    Për Big Byther Vip s' kanë të ndalur komentet për një marrëzi të tillë vetëm dy komente. Populli barëngrënës merr frymë vetëm për pisllëqet e televizioneve për audiencë. Kur kanë idhuj këngëtar që flasin vetëm për dhunë këto gjëra do pjellin.

    Përgjigju
  • Ardi: 24/02/2023 17:15

    Brezi me i ndyr me i felliqt qe me mir ti mar zoti se te jetojn mjer kush i ka ne shtepi keto vajza plehra dhe kete brez funderrinash .

    Përgjigju
    • Abi: 25/02/2023 06:49

      Zenka adoleshentesh ka ne cdo brez, ne cdo kohe e ne cdo shtet. Ashtu sic ka pasur dje, sot edhe neser do te kete njerez te pa pergjegjshme, dhunues e me fjalor rruge. Por mos i fusni te gjithe ne nje thes.

    • Satoshi Tomie: 25/02/2023 01:10

      E kemi par edhe brezat e meparshme se cfar kan ber, kan ber namin…duke ngrene fara lule dielli.

    • Kela: 24/02/2023 18:45

      Shume e vertete po rritet nje brez shume i veshtire pa educazione e respekt per njeri tjetrin dhe te pa motivuar breze te papergjegjshem ne jete

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë