VLORË - Një ngjarje që mund të kishte rezultuar fatale është regjistruar në zonën e Lungomares, ku një qen i racës 'pitbull' sulmoi dhe kafshoi një fëmijë rreth 4 vjeç. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë.
Në momentin e sulmit, vajza 4-vjeçare ndodhej nën kujdesin e gjyshërve.
“Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore. E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes.
Një nga punëtorët që ndodhej pranë, Sejko Veliu, ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën e vogël dhe ka rrëfyer momentet e ngjarjes, duke treguar se si reagoi për të neutralizuar qenin.
“Vajza ishte me gjyshin dhe gjyshen. Erdhi qeni dhe e mbërtheu në kokë. E kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte nja 4-vjeçe, erdhi ambulanca dhe e dërguan në spital”, tha Sejko Veliu.
Gjyshja e vajzës 4-vjeçare që u kafshua nga qeni në Lungomare rrëfen momentet e tmerrit. Ajo tregon se kishin dalë për një shëtitje, kur papritur u sulmuan nga një qen endacak.
Në ato çaste kanë ndërhyrë disa punonjës që ndodheshin duke punuar në zonë, duke bërë të mundur largimin e qenit.
E tronditur dhe ende e traumatizuar, gjyshja përshkruan frikën dhe panikun që përjetuan gjatë sulmit.
Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore. E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes.
Komente










Plumbin qenit dhe pronarit. Vemje
PërgjigjuNuk eshte rrace per tu mbajt kjo . Thuajse te gjitha vendet e botes e kan te ndaluar ket rrac te keqe e bere ne laborator