E RËNDË/ Pengu në Kamëz dyshohet të jetë vrarë nga vëllezërit nga Shijaku

E RËNDË/ Pengu në Kamëz dyshohet të jetë vrarë nga vëllezërit nga Shijaku

Burime të rezervuara nga policia thanë për Shqiptarja.com se ka dyshime të forta që Jan Prenga i marrë peng 10 ditë më parë në Kamëz të jetë vrarë. Kjo pasi, edhe për vëllezërit Leonard dhe Altin Hajri, dhe djalit të xhaxhait të tyre, janë ngritur akuzat "rrëmbim personi" dhe "vrasje me paramendim".  

Jan Prenga dyshohet të jetë vrarë, kjo pasi në momentet e para të rrëmbimit të tij në Kamëz, është ushtruar dhunë me sende të forta dhe janë gjetur gjurmë gjaku. Por deri më tani policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të Jan Prengës, apo trupit të tij, nëse ai është vrarë. E vetmja gjë që dihet është se Jan Prenga është parë të nxirret nga një makinë dhe të futet me forcë në ambientet e kompleksit "Golden" në pronësi të vëllezërve Hajri, kjo e zbuluar nga kamerat e sigurisë. 


Lajmi kryesor:

Arrestohen në Shijak pas rrëmbimit në Kamëz 2 të dyshuar! Ende asnjë gjurmë nga pengu...Kamerat e fiksuan tek kompleksi 'Golden'! Në kërkim Altin Hajri


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta