Me siguri të gjithëve ju kujtohet që para tre vitesh dy këngëtarët Stine dhe Flori Mumajesi u përfshinë në një sherr banal. Gjithçka ndodhi në prapaskenën e festivalit “Kënga magjike”, dhe arsyeja mendohet se kanë qenë pikët për këngët respektive. Ishte Stine ai që goditi Florin me një shishe birre dhe i çau ballin. Fotot e Florit i mbuluar në gjak bënë xhiron e rrjetit në atë kohë.
Por Ernest Duka i njohur si Stine ka bërë një deklaratë surprizuese për kolegun. I ftuar në emisionin “Mirage”, i pyetur se kë do zgjedhte mes Florit dhe Alban Skenderajt, Stine u vu në siklet. Ai tha se i zgjidhte të dy dhe shkeli syrin para kamerave. Mesa duket këngëtarët i kanë rregulluar mërrëdhëniet me njëri-tjetrin ose Nesti është penduar për gjestin që ka bërë para ca kohësh.