'E ruaj një fjalë në shpirt…'-cikël me poezi

'E ruaj një fjalë në shpirt…'-cikël me poezi

E ruaj një fjalë në shpirt...
 
Pas këtij mali, shtëpizën ka hëna,
e ruaj një fjalë në shpirt…
Pas shtëpizës së hënës, pylli ka detin e gjelbrimit,
e ruaj një fjalë në shpirt…
Pas detit të gjelbrimit, deti më fal kaltërsinë,
e ruaj një fjalë në shpirt…
Pas detit të kaltërsisë, jeton lëndina e fëmijërisë,
e ruaj një fjalë në shpirt…
 
E ruaj një fjalë në shpirt… me shpirt!
 
Kur përmend emrin tënd...

                        -Nënës-
1.
Kur përmend emrin tënd, ajri ajron,
tkurret, hesht, kthehet në fjalë malli,
digjet dhe pret
se kur do të kthehesh Ti...
2.
Kur përmend emrin tënd, dielli diellon,
muget, zverdhet, kthehet në qiri
digjet dhe pret
se kur do të kthehesh Ti...
3.
Kur përmend emrin tënd, gjumi është i pagjumë,
Sytë nuk mbyllen, kthehen në ninullë,
Rrudha shtohet edhe një,
një tjetër udhë...
Mua më pret një mëngjes përqafimi deri në pavdekësi,
Po kur do kthehesh ti?..
4.
Kur përmend emrin tënd,
dëbora mbi qivur, vjeshta me shi
më sjellin kujtime pafund...,
Pranvera më ruan lulet,
Vera më ruan perëndimin e diellit...
Stinët, kujtimet nuk m’i zvogëlojnë,
i rritin e i rriten derisa gjallojnë emrin tënd,
e ajrojnë e diellojnë
dhe unë nuk pyes: - Kur do të kthehesh Ti?..
 
Derë e vjetër...
1.
Derë e vjetër e shtëpisë sime -
Drithërimë shpirti!
2.
Derë e vj...
Të puthin: malli, buzët, shpirti,
ëndrra, loti, gëzimi, thirrjet,
urtitë, zërat, lindjet, vdekjet,
dielli i vonshëm, hëna e lodhjes,
fjalët fshehurake, grindjet mes shokëve,
barsoletat, filmat e vetëm shqiptarë,
përqeshjet, vonesat, mallkimet.
Të puthin...
3.
Derë e vjetër, e ciflosur
si re e ngjyrë hëne,
Derë e vjetër, ëndërrfjetur,
Aromë Nëne!
 
Të prita...
Kushtuar Pitit
Të prita në mëngjes, sikur... po vonoje...
Ti ecje apo fluturoje?
 
Të prita në muzg, sikur... po vonoje...
Ishe shelg apo flokët valëzoje?
 
Të prita në shteg-ylli, zemër a erdhe?..
Vije si gjelbrim gjethesh e fëshfërimë ere...
 
Ndjeva hapin tënd që kapërcente dete,
e pafjalë, e dritshme si hënë
mbi supin tim kokën mbështete.
 
Lirikë
Mu duk se u mbyta
në kaltërsinë e syve të tu
dhe s’dal dot...
Me mirësjellje
më solle si varkë shpëtimi
një lot...
 
Ti je kaq e bukur...
Ti je kaq e bukur, sa sytë m’u bënë ujë.
Kjo fjalëz shpirti, i ngjan së vërtetës...
Të prekë ngadalë siç prek një statujë
për t’i ngritur madhështi vetvetes.
 
Në lutjen time...
 
Hënë e trishtuar, mos ma bjer pikëllimin...
Pikëllimi nuk ka rrugë e largësi,
ka shpirt e zemër,
kur syri puth një ëndërr...,
ka puthje lotësh
pa vetëtima motesh…
 
Në lutjen time
dua ngjyrat të mos vdesin…
 
Lirikë shiu
Erdhi me shiun e vjeshtës
fytyra jote e qullur...
U trishtova...
 
Si një dëshirë...
Por, ah! Retë ishin larg, shumë larg
të të thurja një peshqir...
Po të fal ngrohtësinë e zemrës
si një kohë e mirë...
 
Sonte...
Në shtegtimin e zemëruar të reve
hëna humbi...
Trishtimin e qiellit
zbehshëm e dritësuan ca yje të largët.
Sonte - Shikimi më i pakët...
                       
Muzg
Muzgu mori ngjyrën e saj kur putha një lule.
Kuqëllimi i turpit la ëndërr fisnikërie.
Nuk e di pse u ktheva përsëri tek ajo lule…
Homerike
-O zogj, o ju të mirët zogj, -
Mos u nisni për shtegtim pa ju puthur!
 

Ike…
Ike…
Mbrëmja drithëruese 
pushon mbi stolin e drunjtë
e heshtur, pa një përqafim...
 
Mbrëmja vjen dhe ikën
si flokët e tu të butë...,
Një pikëz loti
u bë stol i drunjtë.
 
            Shkodër, korrik 2019

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit.Hysaj: 26/10/2020 11:07

    Verifikimi eshte i domosdoshem.Te behet.Nuk duhet te kthehet ne qellim,per te kapur dike ne faj.Por nqs ka shkelje te proçedurave ligjore,institucioni qe ka shkelur ligjin duhet te reflektoje publikisht ne menyre te sinqert,pse jo dhe te mbaje pergjegjesi deri ne doreheqje.Ne te kundert demi do te jete i madh ne raport me institucionin.Do te humbi besimi.Nuk do te besohet kur te kete te drejte dhe do te dhe paragjykohet me te padrejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë