Më 1 nëntor 29 vjeçarja nga San Francisco, e sëmurë më një tumor të pashërueshëm, do t’i nënshtrohet eutanazisë, në Oregon, por më parë do të festojë ditëlindjen e bashkëshortit të saj. Britanny Mayard ka rrëfyer historinë e dhimbshme të sëmundjes që i kushtëzon jetesën dhe vendimin e vështirë për t’i dhënë fund jetës, në blogun e saj që e përdor si një ditar online.

Këto janë fotot më të fundit të Britanny të realizuara në udhëtimin në Kanionin e Madh Amerikan. Kjo ishte një ndër ëndërrat e saj të bëra realitet para vdekjes falë mbështetjes nga shumë qytetarë të cilët kanë kontribuar në realizimin e të gjithë listës së saj të dëshirave.
Ajo e ka komentuar këtë udhëtim si mrekullisht të bukur, ku pamja e kanionit e ka lënë pa frymë, për më tepër që sipas saj kish kaluar kohën me dy gjërat që dashuron më shumë: me familjen dhe me natyrën.
Historia e Britanny ka prekur të gjithë botën, ku pasi u diagnostikua me një tumor në tru tepër agresiv, ajo u transferua në Oregon së bashku me familjen dhe bashkëshortin e saj për të kryer eutanazi, një vetëvrasje të ligjshme me ndihmën e një mjeku.

Pasi mjekët i thanë se kishte vetëm 6 muaj jetë ajo vendosi t’I jetonte ditët e saj të fundit duke i shijuar në maksimum, pavarsisht dhimbjeve dhe problemeve shëndetsore që i shkakton sëmundja e saj. Ajo ka zgjedhur dhe ditën, në 1 nëntor, pikërisht pas ditëlindjes së bashkëshortit të saj.
Ajo shprehet se dëshiron të vdesë e lumtur dhe e rrethuar nga njerëzit që do më shumë, për t’u larguar e qetë nga kjo botë, pa vuajtje. Mediatizimi i historisë së Britanny ka për qëllim luftën që eutanazia të jetë e ligjshme dhe në shtete të tjera të Amerikës e kudo në botë, si një e drejtë e të gjithë pacientëve me sëmundje të pashërueshme për të patur një vdekje dinjitoze.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com