E vërteta e 12 miljeve të Greqisë në Jon dhe politika absurde e atyre që falën detin

E vërteta e 12 miljeve të Greqisë në Jon dhe politika absurde e atyre që falën detin

Ditën e sotme opozita dhe mediat afër saj kanë trajtuar faktin që Greqia do zgjerohet me 12 milje në detin Jon si rrezik që po i kanoset Shqipërisë. Mbi këte argument, kanë sulmuar me tej kryeministrin Rama.

Por si është e vërteta e thjeshtë e kësaj historie?

Fakti është se Konventa është shumë e qartë dhe historia dihet botërisht: Ku ka mbi 24 milje, palët zgjerohen nga 12 milje secila. Ndërsa ku ka më pak se 24 milje, ose negociohet ose shkohet ne Gjykatë Nderkombetare. Shqipqria dhe Greqia kanë negociuar përmes Saliut dhe Lulit ku dhe falën detin. Partia Socialiste dhe Edi Rama e çuan në Kushtetuese e cila e rrëzoi marrëveshjen e Berisha-Basha, pasi këta (që sot sulmojnë) kishin bërë në fakt tradhëti kombëtare. Në 20 tetor, gjatë takimit me Edi Ramën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pohoi se çështja e detit Shqipëri-Greqi do të shkojë në Gjykatën e Hagës për të marrë një zgjidhje.

Thënë këto fakte, dukshëm debati i sotëm është një absurd politik që zhvillohet nga ata që dje e falën detin, por që kanë akoma guxim të bëjnë politikë mbi këtë histori që i turpëron.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vocidoli: 26/12/2020 14:00

    Edvin Mafia falen detin te cohemi ta shporrim vec Birisha u tregoi kufinin grekeve

    Përgjigju
  • Akrepi: 26/12/2020 10:27

    Thua , E verteta , kjo qe thua eshte e verteta si e di ti -apo e verteta jote - , apo e verteta e dy perpjekieve per te rregulluar nje problem kufitar midis dy shteteve ?. Te gjithe e dim si jane te vertetat , ne te dy rastet , gje te cilat sollen qe problemi te mbetej atje ku ishte . Te gjitha te tjerat jane pseudopropaganta .

    Përgjigju
  • geg hyseni: 25/12/2020 22:08

    Pune hajdutesh... Hajduti thote kapeni hajdutin... Shikoni si thone per katastrofen e vitit 97...E pranoj se gabimi im me i madh ka qene lejimi i piramidave... Ngjarjet e 97-es kan ardhur si rezultat i kryengritjes komuniste (S.Berisha)... E njejta gjuhe edhe per detin... Duhet nje drejtesi qe tu tregoi vendin kujtedo per aktet e tyre antikombetare...

    Përgjigju
  • Mashkullori: 25/12/2020 21:01

    Jo zoti Endri Kajsiu,kjo histori nuk duhet te mbyllet me "turperim".Kjo histori mund te mbyllet vetem me hetim dhe ndeshkim prej drejtesise te SPAK dhe BKH. Perndryshe te gjithe mund te bejne coptimin dhe te na lene me gisht ne goje ne ndonje skerke pa vlere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë