E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë në kampin e djathtë, duhet gjykuar edhe se cilat do të jenë pasojat e këtij veprimi në kampin e majtë.

Nëse Basha është pjesë e një skenari me gjasme të përjashtimit të Berishës, nuk do të vonojë që kjo të kuptohet nga publiku. Le të thotë sa të dojë Berisha për komplotin Rama-Basha, ky popull ka aq nuhatje sa të dallojë estradën nga tragjedia. Në rast se kemi të bëjmë me komedi, atëhere PD-ja do të kishte më sukses në mbledhje votash sesa Aleanca Për Teatrin por natyrisht shumë më pak sesa i duhen të vijë në pushtet.

Por nëse largimi i Berishës është real, atëhere qeverisja e majtë do të vihet në vështirësi serioze.

Pavarësisht memeve dhe përpjekjeve për t’i bërë qesharakë, pavarësisht mungesës së testimit sesa aftësi qeverisëse kanë, fytyrat e Rushajt, Tabakut, Dumës apo të tjerëve që bejnë pjesë në rrethin e Bashës, janë portrete të papërfolura për korrupsion.

Që nga ky moment Rama do ta ketë të vështirë të mbrojë disa nga bashkëpunëtorët e tij të përfolur dhe do të jetë i detyruar për rrokada të tyre me figura të pastra dhe nga bota akademike. Do ta pranojë këtë revolucion në mentalitet ai? Me siguri që po, nëse nuk do humbjen.

Pas ketij momenti do të fillojë realisht për Ramën beteja politike dhe dobësia e Bashës në përplasje direkte me rivalin e tij, kompensohet nga lodhja e pushtetit.

Kur do vijë kjo përplasje, varet nga sjellja e Berishës por në rastin më të llogjikshëm pas dy vjetësh, në zgjedhjet lokale. Trendi i tyre do japë të kuptojë nëse PD-ja dhe Basha janë bërë të besueshëm për njerëzit dhe të rrezikshëm për socialistët, apo Rama vazhdon të jetë oferta më e mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra