E vogël në moshë, por e madhe në shpirt; vogëlushja bën gjestin fisnik për fëmijët me kancer

Ajo është vetëm 7-vjeçe por me nje zemër të madhe. Era Roshi vajza e vogël që vendosi të bëjë një gjest tepër fisnik në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv ajo preu flokët live me dëshirën për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve me kancer.

Era dëshiron që t’i dhurojë flokët për një vajzë të vogël ndërsa u shpreh se e mësoi nga i ati që flokët e prerë mund të dhurohen për të ndihmuar fëmijët e tjerë.

Në ndihmë të saj dhe për të ndërgjegjësuar edhe të rriturit për rëndësinë e një gjesti të tillë,  në studio ishte edhe Xheklina Bylykbashi e cila disa vite më parë e kaloi betejën me kancerin me sukses ndërsa sot dëshiron që të ndërgjegjësojë vajzat dhe gratë që të bëjnë kontrollet rutinë.

“ Është vërtet emocionuese të shikosh një vogëlushe që merr një iniciativë të tillë, është prekëse. Nuk ka më mirë se ti japësh kurajo dhe shpresë, femrave, fëmiëjve të vegjël mbi të gjitha që kanë nevojë për forcë, kurajo, motivim dhe duhet të jemi të kujdesshëm që ta kalojnë dhe superojnë këtë fazë, në mënyrën më të këndshme të mundshme'' u shpreh ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)