ARTISTËT shkundin votën/ Ikonat Robert Ndrenika dhe Sherif Merdani në votime

ARTISTËT shkundin votën/ Ikonat Robert Ndrenika dhe Sherif Merdani në votime

Edhe artistët drejt kutive të votimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
Vajzat VIP bëhen bashkë për të votuar, ja për cilat bëhet fjalë dhe janë të shumta në numër (FOTO)

Kutive të votimit mes shumë qytetarëve i janë bashkuar dhe shumë vajza të njohura të ekranit.

Personazhet publikë që kanë votuar sot dhe kanë ndarë foto me shënjën e votimit në gisht dhe me hashtagun e përhapur #unëvotova.

Mes tyre janë moderatore, këngëtare dhe gazetare. Ja për cilat bëhet fjalë.

Ora 14:00
'Kjo është Tirona jonë....! Alketa Vejsiu la pushimet për të Votuar (FOTO)

Moderatorja Alketa Vejsiu ka lënë pushimet për t'u kthyer në Tiranë të votojë. Me anë të një foto nga qendra e votimit, moderatorja e dashur e publikut ka dërguar për fansat mesazhi, se të gjithë duhet të votojnë me vargje të këngës 'Tirona' që ka shoqëruar një prej fushatat zgjedhore të Edi Ramës në vitin 2012, kur garonte për Bashkinë e Tiranës. 

'U ktheva ne Tirane per te votuar! #unevotova

Tirona, ke ëndrrat tona
Jeton orët e vona,
E djegur, sido të jesh,
Ti je e jona. 
Kjo është Tirona jonë,
Tirona e kontradiktës,
E luftës e paqes,
E errësirës dhe e dritës,
Mashtrimit, të vërtetës
Shpifjes, interesit,
E qejfit dhe e stresit,
E ahengut dhe biznesit.

Te gjitha mund ti themi, por qe Tirana po jeton nje transformim te jashtezakonshem smund ta mohojme. I Love  Tirana. 
I Love  Albania! Shqiperia po ndryshon dhe Tirana eshte prova me e suksesshme!'- ka shkruar Alketa Vejsiu. 

Ora 13:02
Edhe i madhi Robert Ndrenika shkon të votojë, publikohen fotot

Ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Artisti i Populli, Robert Ndrenika ka votuar ditën e sotme.

Ndrenika ka votuar në njësinë 10 -ë Tiranës pak minuta më parë, tek ”Konferenca e Pezës”, raporton lexo.al.

Ditën e sotme, në të gjithë Shqipërinë qytetarët zgjedhin kryebashkiakët e rinj për 4 vitet e ardhshme.

 

 

Ora 12:48
Edhe Al Bano votues në zgjedhjet lokale në Shqipëri

1543946418_albano1e1481534236763.jpg

Këngëtari i famshëm, Albano Carmelo Carrisi dhe moderatori i njohur Ezio Nereo Greggio janë dy prej votuesve për zgjedhjet lokale në Shqipëri për shkak të nënshtetësisë së tyre edhe shqiptare, shkruan sot gazeta e njohur italiane ”Corriere della Sera”.

”Dy artistët me famë në të gjithë botën janë italianë, por edhe qytetarë shqiptarë, me dekret presidencial. Greggio është qytetar shqiptar që prej janarit 2015, ndërsa Albano në qershor 2016”. ”Moderatori i njohur i ‘Striscia la notizia’ mund të votojë në Tiranë, në shkollën ‘Kongresi i Lushnjes’, ndërsa Albano mund të votojë në Vlorë në shkollën e mesme ‘Ataturk”

Ora 12:07
Voton çifti më i ri: Trepikësh i sigurtë (FOTO)

Ata kanë treguar gjithmonë hapur mbështetjen nda jErion Veliajt dhe së fundmi në rrjetet sociale treguan se e përmbushën detyrën e tyre si qytetarë të Tiranës. Çifti më i ri Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij kanë treguar se kanë votuar! 

Ata kanë ndarë në rrjetet sociale foton ku tregojnë gishtat me bojë. Gjithashtu Paja ka postuar dhe një foto me babain e tij, artistin Luftar Paja. 

'Trepikësh i sigurt' shkruan Paja në foton me të atin. 

Ora 08:33
Voton Sherif Merdani: Isha me paterica, Erion Veliaj më ngriti në këmbë

Një nga votuesit e parë në kryeqytet ka qenë edhe këngëtari i njohur Shefi Merdani. Ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ai i është drejtuar që në mëngjes qendrës së votimit 18.30-1 në Shkollën Kushtrimi i Lirisë për të ushtruar të drejtën e tij të votimit. 
 “Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë. Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani. Sherif Merdani është këngëtar, i përndjekur dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria.
Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.
Pas Festivalit shumë të bukur të 11-të ai,si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në burg. Bëri 16 vjet burgim.
Në vitet '90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?