Edhe Edi Rama u ka mbetur të mundin!

Edhe Edi Rama u ka mbetur të mundin!

Kishte një gëzim të papërmbajtur dje në godinën e PD dhe në rrugicën e Berishës, gëzim ky i mirëkuptueshëm. Është fitorja e parë pas 15 vitesh, që nga viti i largët 2009 dhe po ashtu si atëherë që iu desh bashkimi me Ilir Metën që ta realizonin, edhe këtë herë iu desh një aleancë jonatyrale me grupin e Gaz Bardhit. E quajnë aleancë në diversitet por në fakt është aleancë ibret, edhe më keq se ajo e 2009-ës me Ilir Metën, pasi asnjëra palë nuk e honeps tjetrën dhe të dy shikojnë me dyshim sho-shoqin.

Është një aleancë që ka rritur numrat në Kuvend por aspak në terren ku ata 105 mijë që nuk i votuan në 2023-shin nuk i votojnë edhe sikur t’ju thotë Basha ta bëjnë. Janë të padëshiruar nga faktori ndërkombëtar dhe deklaratat “non grata” me firmë e vulë të Departamentit të Shtetit dhe Foreign Office, nuk i përgënjeshtrojnë dot me foto grupi para godinave të tyre.

Gjithsesi kjo është puna e PD. Më shumë sesa në interes publik, beteja mes grupeve të opozitës kishte interes zbavitës për publikun. Tani kanë betejën reale që të mundin Edi Ramën. Dhe kjo nuk është një betejë me Lulzim Bashën por një garë me Edi Ramën e cila bëhet në një të përpjetë që makina e opozitës me një motor 80 vjeçar që nxjerr tym të zi edhe në fushore, me goma që rrotullohen secila për qejf të vet, vështirë se ia del të ngjisë maloren.

Dhe për këtë nuk e ndihmojnë dot klakerët e propagandës që bërtasin nga karroceria me sponda të shqyera se tashmë ndërkombëtarët e pranuan opozitën dhe se ky bashkim e çon kamionin në qafën e pushtetit. E gjitha është një përrallë që të vë në gjumë por nuk të ndihmon në jetë. Aq më shumë kur në garë je me një kundërshtar që pavarësisht se ka korrupsion në çmimin e karburantit, blerjen e gomave, vajin e motorit, ka një Ferrari të kolauduar. Por siç edhe thuhet shpesh: Ëndrra janë, bën vaki edhe dalin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kadri Voka: 13/06/2024 09:40

    Përshëndetje më vjen keq kur shoh Shqiprin dhe shqiptarët kur nuk merrni vesh uroj që punët të shkojnë mirë kjo që ndodh me dr.Sali Berishën ish kryetar qeverie dhe shum pozicione në shtetin Shqiptar dhe më e suksdeshe antardimi i Shtetit në aleancën më të madhe botërore në NATO asht për t'u përshëndetur nga gjith shiqiptarët dhe jo të vendoset në burg shtëpiak ka dosje për kriminalitet në burg jo kështu në dritare se u bamë turpi i Botës !!! Nga Kadri Voka .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?