Edhe njëherë, shkaku është reforma në drejtësi!

Edhe njëherë, shkaku është reforma në drejtësi!

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Debati për mandatet e opozitës që pritet të dorëzohen, është kthyer në temë dite në çdo medium në Shqipëri. Shumë argumente thuhen pro dhe kundër aktit të paprecedent të opozitës, por në fakt gjërat në vendin tonë të vogël janë shumë më të thjeshta dhe nuk kanë nevojë për stërhollime.

Opozita po i dorëzon (jo djeg, sepse nuk digjet sovrani) mandatet sepse ka disa halle që lidhen më ata që e drejtojnë opozitën. Po i dorëzon që të mund të krijojë një krizë të re, vetëm për të shpëtuar veten, asgjë më shumë. Opozita në Tiranë drejtohet nga figurat më të konsumuara politike të tre dekadave të fundit. Janë të njëjtët që kanë drejtuar ose qeverinë ose opozitën që nga viti 1991 dhe i kemi parë të bëjnë masakra të panumërta në kurriz të këtij populli.

I pari është Sali Berisha. Ai i trembet si djalli temjanit reformës në drejtësi. Dhe nuk ka faj. Që nga viti 1997 e deri në 2013-tën ai ka vjedhur, vrarë e përçarë shqiptarët si askush tjetër, duke patur çdo pushtet në duart e tij, familjarisht. Sot, reforma në drejtësi është kërcënimi i madh i tij, ndaj i duhet rrëmujë, destabilitet, regres, që të mos paguajë për ç’i ka bërë popullit./ Lexo.al

Pas tij vjen Lulzim Basha. Bashkë me babain e tij politik, Sali Berishën, Lulzim Basha ka një imazh politik të coptuar nga korrupsioni e krimi. Që nga 230 milionë eurot e zhvatura në Rrugën e Kombit te falja e detit ndaj Greqise e 21 janari kur ai ishte ministër i Brendshëm e mandati skëterrë në krye të bashkisë Tiranë, kanë krijuar imazhin e një lideri politik të pabesueshëm. Madje kur ishte ministër i jashtëm, sipas kabllogrameve të SHBA, Basha u angazhua  vetë për të nxjerrë nga burgu një kriminel, në këmbim të mbështetjes së familjes së tij në zgjedhje. Të gjitha këto janë një problem i madh në raport me drejtësinë e re.

Drejtësia e reformuar dhe organet e reja që po ngrihen si SPAK-u, nuk do pyesin se kë kanë përpara dhe do i hapin të gjitha dosjet. Kjo e ka bërë Lulzim Bashën që t’i vërë flakën mandatit që është në fund të fundit asgjë përpara lumit të parave të fituara nga pushteti për 10 vjet rresht. Vetëm krijimin e krizave sheh si varkë shpëimi Basha, ndaj po bën ç’mos që tia arrijë duke djegur njëkohësisht edhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Çifti Kryemadhi-Meta. Janë poashtu politikanë që nga dita e parë e pluralizmit. Kanë ‘ngrënë’ me të majtë e të djathtë. Janë pasuruar në përmasa të frikshme, (ku vetëm vila e Gjirit të Lalzit e publikuar në media ku vetëm mobilimi shkonte në afro 500 mijë euro), madje Meta u kap edhe teksa bënte pazare në zyrat e shtetit me të ndjerin Dritan Prifti, video e cila solli edhe 21 janarin e tmerrshëm. E natyrisht, të pasurohesh aq majmshëm vetëm me politkën mban shumë erë historia Ndaj edhe një krizë e re do të ishte mundësi e artë për të mos lejuar askënd të hedhë sytë nga kjo anë.

Thënë të gjitha këto, është e thjeshtë të kuptohet se kriza që po tentohet të krijohet nuk ka në mes asnjë parim demokracie, pasi këtyre nuk iu ka kërcitur kurrë për votat e shqiptarëve që i kanë blerë e shitur si iu ka dashur qejfi. E gjithë lufta dy vite pas hummbjes së thellë në emër të votës, në fakt është luftë kundër drejtësisë e cila do të ndjekë të shkruarën e tyre të errët!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjon: 19/02/2019 20:12

    Duhet krijuar partia fryma e re qe vendi une te ece perpara.DHe keta qe perkrahin keta hajdut jane ata qe hane kockat qe u lene keta vellezer shqiptar mos lejoni me tu percajne te mendojme per te ardhmen e femijve tane.

    Përgjigju
  • Ja thua po' kujt ja thua: 19/02/2019 17:12

    Po une kete s'arrij ta kuptoj qysh ka akoma popull qe u beson ketyre mafjozve...ore po na vran na ken vene ne lufte me njeri_tjetrin ... po vritemi perdit kurse keta e kan mendjen si te vjedhin e bejn sikur si ze gjumi naten per popullin.. Une nuk è di, mbase Ed Rama eshte nje hajdut drogato po keta jane kriminela..kujdes se Saliu te vret diten me diell, kot se ka futur ne listen e zeze amerikani...prandaj me mend ne koke se è para vin Shqiperia !!!

    Përgjigju
  • Honglateri: 19/02/2019 16:35

    Ne te semes shkofshin bashke Berishe Bashe Mete e Moniqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)