Glerdit Turmetaj, me këngën “Ta dish”, ka triumfuar në edicionin e 10-të të festivalit “Luleborë 2025”, të organizuar për dy netë me radhë në skenën e teatrit “Migjeni”.
Ndërkohë, vendi i dytë shkoi për Laorjan Ejlli, ai i treti për Martina Serreqi. Për fituesin Turmetaj është një ëndërr që realizohet më në fund.
‘Një emocion i madh, është një ëndërr që realizohet më në fund. Jam shumë i lumtur’, tha Glerdit Turmetaj, fituesi i festivalit “Luleborë”.
'I përulem të gjithë kompozitorëve që më kanë besuar materialet e tyre dhe i jam shumë mirënjohës atyre’, tha Laorjan Ejlli, i cili mori vendin e dytë në këtë festival.
Edicioni jubilar i “Luleborës” erdhi si një festë e krijimtarisë muzikore, me 15 këngë, 15 krijime dhe 15 zëra. Drejtuesi artistik i festivalit Zef Çoba u ndal tek trashëgimia muzikore e Shkodrës.
‘Shkodra ka një trashëgimi brilante në muzikë dhe kjo ushqen dhe inspiron edhe krijuesit e rinjë’, tha ai.
Ky edicion jubile rikonfirmoi se tradita dhe moderniteti mund të bashkëjetojnë në harmoni, në një festival që ka krijuar identitetin e tij artistik.
Komente






