Edison Ypi: Tetë 10 vjet Sali

Edison Ypi: Tetë 10 vjet Sali

Sali Berisha

Në këtë tetë 10 vjetor, Sali Sërbi mund të mburret për fitoret e korrura:

25 vjet komunist i zjarrtë dhe i devotshëm në shërbim të vampirave gjakpirës.

Erdhi me bekimin e Ramiz Alisë.

E mbushi Partinë Demokratike me spiuna, halabakë, horra, hajdutë, injorantë, rrugaçë, analfabetë.

U kujdes qysh herët, dhe vazhdon ende sot e kësaj dite, të shantazhojë të përndjekurit e Diktaturës përmes rrenave halucinative të Sigurimit. Të përndjekurit e braktisën me neveri përgjithmonë qysh herët. Sali Kulla është aq vizionar sa e rre menia se do e votojnë sot dhe do vijë përsëri në pushtet më 36 gusht.

Praktikoi qeverisjen më rrënuese, më autodestruktive të mundshme, atë aspak parimore, aspak visionare, vetëm klienteliste, mercenariste, regjionaliste.

Mundësoi udhëtimin pa viza dhe na futi në NATO. Europa dhe bota nuk ishin dakord. I bindi dhe i mposhti me elokuencën e vet brillante socrealiste Sali Kulla. U pika që s'i bie majë penxheresë.

Nuk administroi shembjen e piramidave financiare.

Ju shkërrmoq shteti para syve brenda një ore. E refuzuan të gjithë. Edhe të vetët. Asnjë ushtar, asnjë oficer, asnjë polic, asnjë nëpunës nuk ju bind Sali Rrenacakut.

Nuk e pengoi hapjen e depove të armëve dhe muncioneve, dhe si rezultat u vranë mijra shqiptarë.

Prejkur e ktheu mbrapsht Ibrahim Rugova, sot e kësaj dite nuk shkel në Kosovë ku nuk e njeh askush. Kur ua kujton, të thonë: Ende gjallë është ?!

Erdhi për së dyti në pushtet me marifete dhe manovra të nyta duke larguar të merituarit, idealistat, të përkushtuarit, patriotët, atdhedashësit, dhe duke promuovuar më të papërshtatshmit: rrenacakët, shkatërrimtarët, dallaverexhinjtë, qelepirxhinjtë, të paaftët, të patalentuarit, karipllarët, karipllarizmin, varkarët, varkarizmin.

E shpallën Non Grata dy më të mëdhenjtë e botës, duke ja çuar në zero konsideratën te gjithë të tjerët nga Poli i Veriut te Poli i Jugut.

Përhapi sa mundi brenda vulgut modën e turpshme të sharjes të diplomatëve dhe ambasadorve perëndimorë.

Ka, jo 2 muaj, as dy vjet, por 12 vjet që nuk mposht dot administratën më të korruptuar të botës. Dhe është aq i paturp, aq i pacipë, aq i pafytyrë, sa vazhdon të rrijë. Është kapur pas kolltukut dhe s'shqitet. S'ka buldozer që e shtyn. S'ka vinç që e shkul.

Nuk flet kurrë për vlera njerëzor dhe qytetare, kulturë, Art etj. Flet veçse për hajdutllëk. Ky e vrau, ai e preu. Cili xhvati e cili vodhi. Kush ja futi e kush ja qiti. Kush iku e kush mbeti.

Po e mbyll në mënyrën më të turpshme, më të padenjë, më katastrofike të imagjinueshme për një qënie njerzore: Me Partinë Demokratike sa një kokërr portokalli katandisur, dhe veten e vet majë penxheresë duke bërtitur në pritje të burgut.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 15/10/2024 21:30

    Edison, jan shum pak ato qe ke shkruar per ket shpellar barbar monster kafshe Kemi 30 vjet qe e nigjojm ket basdart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet