Kryetari i Diasporës Shqiptare, Edmond Guri, është shprehur se pritet rinovimi i Traktatit të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një lidhje live nga Athina për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, Guri tha se ‘Çështja e Detit’ dhe ‘Ligji i Luftës’ janë çështje parësore për t’u zgjidhur.

Sipas Gurit, duket se ka vullnet politik edhe në Greqi, për heqjen e ‘Ligjit të Luftës’ me Shqipërinë.

“Rama e quajti traktatin një traktat strategjik. Rinovimi i traktatit të miqësisë, duke i dhënë kështu edhe një shtysë dhe një risi, një standard të ri të raporteve Tiranë-Athinë, pavarësisht se rasti Beleri risolli në vëmendje dobësinë dhe mentalitetin ballkanin të politikës së të dy vendeve.

Të gjitha çështjet janë futur në paketë. Çështja e detit mbetet parësore dhe është përgatitur kuadri për të shkuar në një gjykatë ndërkombëtare. Ligji i luftës, sapo e pohoi edhe vetë Rama dhe është cekur edhe nga politika greke që duhet hequr. Nga të gjitha çështjet mendoj se ajo e pronave të minoritarëve dhe e politikës së minoritarëve në Shqipëri është një çështje që është në paketë, por nuk ka rëndësinë e duhur, veç faktit që mund të përdoret politikisht nga pala greke”, tha mes të tjerash Guri.

Më tej Guri tha se e vetmja çështje që është vështirë të zgjidhet ashtu si pretendon pala shqiptare, është ‘Çështja Çame’.

Kjo pasi sipas Gurit, Athina zyrtare pretendon ta zgjidhë këtë çështje duke e trajtuar në kuadër të pronave të shqiptarëve në Greqi.

Megjithatë sipas tij, edhe kjo formë, nëse do të realizohet, do të hasë problematika të shumta, për shkak se ato prona janë sekuestruar shumë vite më parë.

“Ajo që mendoj se ishte një çështje që nuk do të trajtohet ashtu si pala shqiptare do të donte, është çështja Çame, e cila do të trajtohet në një formë tjetër lidhur me pronat e shqiptarëve në Greqi. Dhe duhet parë edhe kuadri ligjor, duke parë që ka një vështirësi për t’u zgjidhur, për faktin se ato prona janë sekuestruar dhe ka një procedurë të ndjekur në vitet 30-40, kur ato janë sekuestruar dhe ka një procedurë tjetër për t’u ndjekur. Gjithsesi të gjitha çështjet janë në tryezë”, vijoi më tej Guri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:21
Çështja e Detit me Greqinë/ Klosi: E arsyeshme të shkojë në një Gjykatë Ndërkombëtare! Muçi: Nga qëndrimi i Ramës, duket se do të kemi një marrëveshje

1776892936_rtduopp.jpg

Ish-kreu i SHIK (Shërbimit Informativ Kombëtar), Fatos Klosi, është shprehur në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, se është e arsyeshme që Çështja e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë të zgjidhet nga një Gjykatë Ndërkombëtare.

“Rama ka në dorë t’ua japë grekëve atë që ata kërkojnë. Nuk ka në dorë gjë tjetër. Kështu që unë shikoj që është një zgjidhje e arsyeshme që Çështja e Detit të shkojë në një gjykatë ndërkombëtare”, tha mes të tjerash Klosi.

Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi tha se nga qëndrimi që mbajti ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Greqi, duket se do të ketë një marrëveshje për Çështjen e Detit.

Sipas Muçit, marrëveshja mund të mbyllet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, pa shkuar fare në Gjykatë Ndërkombëtare.

“Nëse pala shqiptare bie dakord, atëherë ratifikohet dhe mbaron muhabeti. Por ajo që mendoj unë se duhet bërë, në radhë të parë duhet marrë me argumentat teknike dhe të shihet nëse qëndrojnë apo jo. Nëse këto argumenta qëndrojnë, unë jam dakord që të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare. Nëse ne mendojm që nuk qëndrojnë ato si argumente, edhe mund të themi se nuk e pranojmë një marrëveshje dhe vazhdojmë përpara. Por nga qëndrimi që mbajti Rama, duket qartë se ka ndërmend ta bëjë marrëveshjen dhe s’ka për ta çuar fare në Gjykatë Ndërkombëtare. Sepse që ta çosh në gjykatë duhet të jesh i bindur që ke të drejtë”, tha mes të tjerash Muçi.

Ora 22:10
Ish-deputeti Haklaj: S’ka traktat miqësie mes Shqipërisë e Greqisë, përderisa ‘Çështja Çame’ përjashtohet nga bisedimet!

Ish-deputeti Azgan Haklaj është shprehur se nuk ka pasur kurrë një traktat miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Komentet Haklaj i bëri në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se në momentin që ekziston ‘Çështja Çame’ dhe ‘Ligji i Luftës’ mes dy vendeve, nuk mund të ketë miqësi.

Më tej Haklaj rrëfeu disa nga krimet e kryera nga shteti grek kundër shqiptarëve të Çamërisë, me Traktatin e Lozanës, ku me mijëra shqiptarë myslimanë të Çamërisë u shpërngulën drejt Turqisë, në këmbim të mijëra ortodoksëve që ndodheshin në Turqi dhe që u shpërngulën në Greqi. Haklaj foli edhe për tragjedinë e vitit 1944 ku më mijëra shqiptarë të Çamërisë u masakruan dhe shumë të tjerë u përzunë nga tokat e tyre, për t’u kthyer drejt Shqipërisë.

“Përderisa ekziston Ligji i Luftës dhe Çështja Çame, si problem mes dy shteteve të NATO-s, nuk ka miqësi. Pra nëse Çështja Çame përjashtohet nga bisedimet, çfarë traktati miqësie është ky. Nuk quhet fare traktat miqësie. Jemi 103 vite pas Traktatit të Lozanës, ku mijëra shqiptarë nga Çamëria janë shpërngulur si myslimanë në drejtim të Turqisë dhe mijëra ortodoksë nga Turqia janë shpërngulur dhe kthyer në Greqi. Kemi pastaj në vitin 1944 tragjedinë e madhe, vrasjet masive të çamëve dhe shpërnguljet e dhunshme, siç kemi në 1938 shpërnguljet e dhunshme nga Kosova në drejtim të Turqisë. Tani që bota po shkundet, pasi ka një rend të ri botëror, të gjitha shtetet po bëjnë lobingje për të parë se ku ndodhen në këtë rend të ri botëror. Rama njëherë shkoi te Bordi i Paqes në SHBA, pastaj shkoi në Spanjë dhe më pas në Greqi. Rama të thotë ku është, në SHBA, Spanjë apo Greqi”, tha mes të tjerash Haklaj”, tha mes të tjerash Haklaj.