Qysh kur kryeministër i vendit ishte Berisha, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, Edi Rama ngriti një mur elektoral prej 803-mijë votash, ku votave të PS-së iu bashkuan edhe votat e PSD-së dhe të disa partive të vogla të majta, që me kalimin e kohës u përthithën nga PS-ja. (Atë vit, koalicioni i PS-së mori gjithsej 1 milion vota, por 197 mijë vota i morën LSI-ja dhe PBDNJ-ja, të cilat më vonë u larguan nga koalicioni.)
Në zgjedhjet e para parlamentare me Ramën kryeminstër, më 2017, PS-ja dhe PSD-ja morën 780 mijë vota dhe siguruan 75 mandate parlamentare. Ndërsa më 2021, PS-ja dhe PSD-ja morën 804 mijë vota dhe siguruan 77 mandate parlamentare.
Statistikisht, mund të thuhet se Rama ka ngritur një mur elektoral, që ka qenë i qendrueshëm rreth lartësisë 800 mijë vota, si kur ishte në opozitë, ashtu edhe në pushtet (shihni grafikun më poshtë).

Vetëm në vitin 2021, partitë kryesore opozitare (PD-AN dhe LSI) iu afruan disi majës së këtij muri elektoral, por nuk arritën dot ta kapërcenin – morën 730 mijë vota të vlefshme, që u përkthyen vetëm në 63 mandate parlamentare.
Kurse më 14 maj, që ishte si një provë gjenerale para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, kandidatët kryesorë të opozitës për kryebashkiakë morën vetëm 500 mijë vota të vlefshme. Nga ana tjetër, kandidatët socialistë për kryebashkiakë (të përkrahur edhe nga PSD-ja) morën pothuaj 800 mijë vota…
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.5%
-
E gabuar
44.4%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 3108
Lajme të tjera
-
Propozimet e PD-së për ‘Zgjedhoren’, Kthupi: S’bashkojmë votat me Rithemelimin, grupet e tjera e kanë derën e hapur
22 Shtator, 17:52
-
PD i depoziton kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve
22 Shtator, 15:41
-
‘Kujdes lidhjet me non gratat’, Berisha për thirrjen e SHBA: Tha se nuk ndërhyn në punët e PD-së
22 Shtator, 15:41
-
Sherrnaja dhe kulla mes Tiranës
22 Shtator, 12:31
-
Namir Lapardhaja: Saliberishizimi i deputetëve të rinj të PD-së
22 Shtator, 10:59
-
PD me paketë reformash: Nga heqja e imunitetit të politikanëve nën hetim nga SPAK te zgjedhja e Presidentit nga populli, Basha u shtrin dorën aleatëve
21 Shtator, 17:22
-
Zaloshnja: 0.58% e banorëve mbi 18 vjeç janë minoritarë grekë
21 Shtator, 15:10
-
Kulla nuk është çështja
21 Shtator, 11:44
-
Zaloshnja: Himara dhe Konispoli, bashkitë e betejës rreth Censit
21 Shtator, 10:45
-
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos, ish kryeministri lë pas 1 muaji spitalin
20 Shtator, 18:34
-
Zaloshnja: Sa minoritarë grekë banojnë aktualisht në Shqipëri?
20 Shtator, 13:16
-
Bardhi tha se ‘hoqi’ Alibeajn nga ‘Zgjedhorja’, Idajet Beqiri: Zhurmë absurde, s’mund të dalin mbi rregulloren! Kara: Vulën e ka Basha, ai vendos
19 Shtator, 22:30
Sa here te behen zgjedhje PD do mare ate te Noc Rrokut.
Përgjigju