Eduard Zaloshnja: SPAK-u po vuan prej suksesit të vet…

Eduard Zaloshnja: SPAK-u po vuan prej suksesit të vet…

Godinae SPAK

Pavarsisht se disa përkrahës të zjarrtë të mazhorancës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë opozitarë si Berisha e Meta, apo disa përkrahës të zjarrtë të opozitës do të deshin që SPAK-u të kishte dërguar tashmë në burg liderë mazhoritarë si Rama e Veliaj, shumica dërrmuese e shqiptarëve të këtushëm japin një vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut deri më sot.

Sondazhe të shumta (ndër të cilat edhe Barometri rigoroz i CSDG, i drejtuar nga unë në terren), tregojnë se 65%-70% e banorëve të rritur anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e SPAK-ut.

Ky opinion pozitiv i përhapur gjerësisht për SPAK-un ndër shqiptarët e thjeshtë ka bërë që ata ti drejtohen dyerve të tij për çfarëdo çështje që i shqetëson. Madje në ndonjë rast, edhe me pasoja tragjike vetëvrasje!

Sado besim të ketë krijuar dhe sado efektiv mund të jetë treguar deri më sot SPAK-u, qytetërët e thjeshtë duhet ta kuptojnë se kjo strukturë e posaçme e drejtësisë ka një personel dhe juridiksion të kufizuar. Ajo nuk mund të merret me çdo çështje penale apo civile që shqetëson qytetarët e thjeshtë…

SPAK-u është një strukturë e posaçme që merret me korrupsionin në nivele të larta të politikës dhe me krimin e organizuar. Dhe në këtë fushë, ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme – ish kryeminstra, zv.kryeministra, ministra, kryebashkiakë, deputetë, kryekriminelë janë dërguar e po dërgohen drej burgut.

Për çështjet e tjera, qytetarët duhet t’i drjetohen prokurorive dhe gjykatave të qarqeve!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë, cilat janë përfitimet

Si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë, cilat janë përfitimet