Eduard Zaloshnja: Vlora, qarku ku PDIU-ja mund të përcaktojë mandatin e 9-të të PS-së

Eduard Zaloshnja: Vlora, qarku ku PDIU-ja mund të përcaktojë mandatin e 9-të të PS-së

(Analizë në kuadrin e një cikli paraprak analizash elektorale për 12 qarqet e Shqipërisë).

Në zgjedhjet e fundit parlamentare (2021), PS-ja mori në qarkun Vlorë 7618 vota më shumë se ç’i duheshin për 8 mandatet që mori atje – për vetëm 1154 vota nuk arriti të merrte mandatin e saj të 9-të.

Por shumë ujë ka rrjedhur në Lumin e Vlorës qysh atëherë…

Së pari, kandidatët e PDIU-së ishin në listën e PD-së më 2021, ndërsa LSI-ja garoi më vete atëherë, duke marrë plot 6202 vota të shkuara dëm (sepse nuk prodhuan dot mandat parlamentar për të).

Së dyti, PDIU-ja duket se do të futet në koalicion me PS-në më 2025, ndërsa LSI-ja (tani e quajtur PL) do të futet në koalicion me PD-në.

Së treti, Tavo zëvendësoi Goron në krye të Bashkisë Himarë. Në zgjedhjet e 4 gushtit të këtij viti Vangjel Tavo mori 5022 vota – plot 1200 më shumë se sa mori vjet paraardhësi i tij socialist.

Duke analizuar të dhënat e 445 qendrave të votimit në Qarkun Vlorë për 23 vjetët e fundit, më rezulton se një aleancë parazgjedhore e PDIU-së më PS-në mund të rezultojë faktor përcaktues për sigurimin e 9 mandateëve në qark nga kjo e fundit – PDIU-ja ka patur historikisht përkrahje të qendrueshme në territorin e Bashkisë Konispol, si dhe në disa lagje të qytetit Vlorë, ku ka përqendrim të madh të popullsisë me prejardhje nga Çamëria.

SHËNIM: Llogaritjet e mësipërme presupozojnë se përkrahja e zgjedhësve që do të votojnë me postë nga jashtë vendit do të jetë e ngjashme me përkrahjen që kanë partitë nga zgjedhësit e këtushëm të Qarkut Vlorë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nani: 04/10/2024 18:06

    votat me kete sistem nuk ka shans ti marrin partite e vogla. jane lista te mbyllyra

    Përgjigju
  • Upi: 04/10/2024 15:54

    PDIU? Shaka ben ky?! E ka fjalen per narkotrafilantet e aksit Fier-Vlore???

    Përgjigju
    • Vlora: 05/10/2024 10:31

      Vlora dhe Fieri kane nje perqendrim te madh te shqiptareve te Çamerise. Jane nje hambar votash per PDIU-n. Uroj qe PDIU te jete e afte te kete kandidate te mire dhe te kete fokus kryesor ceshtjen çame. Shqiptaret e Çamerise u spastruan etnikisht vetem se ishin shqiptare dhe musliman.

    • Avdiu: 04/10/2024 18:39

      Kush jane kta?

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet