Efektet magjike të Sherebelës, kuron mbi 30 sëmundje! Ylli Merja: Ja si t’a përdorni

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore ndalemi në një nga bimët shqiptare më të kërkuara sot në botë. Sherebela shqiptare, është një nga bimët mjekësore që ka eksportin më të madh sot në tregun botëror. Ajo kultivohet në Shqipëri, si një bimë me vlera të larta mjekësore, por edhe si garantuese për ekonomimë e shumë familjeve. Specialisti Merja thekson se sherebela është një nga bimët më të mrekullueshme që na ka falur natyra, që në antikitet kjo bimë është e njohur për vetitë e saj kurative. Madje dhe në latinisht emri i kësaj bime ‘salvia’ tregon vetitë shëruese të saj.

“Sa më e përhimtë të jetë gjethja e sherebelës, aq më i lartë është përqëndrimi i vajit esencial të saj. Në përbërjen kimike të sherebelës përfshihen: triterpene, acide aromatike si menta, flavonoide, saponina, substanca të hidhura, taninet, vitaminë B, C, minerale ku 50 % të vajit esencial e zë Thujoni, pjesën tjetër Kamfori, Cineole, Borneoli, Kolina, Asparagina, Kariofileni” thekson Merja.

Sherebela përdoret për problemet e tretjes, gastritit, ndihmon zemrën, shton pulsin, rrit tensionin, pastron mëlçinë, është aleati më i mirë i zonjave përgjatë menopauzës…” rradhit Merja efektet e kësaj bime duke shtuar se ajo rizgjon organizmin duke larguar lodhjen trupore.

Vlerat shëndetësore të Sherebelës

- Ndihmon tretjen, largon fryrjet e barkut, antispazmatik i sistemit të tretjes, ndihmon në jashtëqitje

- Ka veprim koleretik dhe kolagogues (nxit prodhimin e tëmthit)

- Lufton mykun në organizëm, aftet, mykun e këmbëve

- Pakëson krizat e astmës, qetëson kollën si dhe virozat e stinës

- Antivirale dhe antibakteriale e fuqishme

- Promovon kontrollin e sheqerit në gjak

- Nxit djersitjen e bollshme, ul temperaturën

- Rrit tensionin e gjakut

- Qetëson dhimbjet menstruale, nervozismin

- Rregullon fluksin e parregullt menstrual

- Problemet me menopauzën, qetëson afshet e nxehta në menopauzë

- Sherebela mikesha e ngushtë e femrave, e kombinuar dhe me disa bimë mjekësore ndihmon në eleminimin e miomave në mitër

- Është provuar klinikisht se sherebela ndihmon në frenimin e alzhajmerit

- Qetëson dhimbjet e kokës, pagjumësinë

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon të gjitha mënyrat e përdorimit të bimës së Sherebelës:

- Si erëz në kuzhinë për mishrat

- Çaj bimor: përvëloni 25 gr sherebelë në 100 ml ujë. Lëreni 10-12 minuta, çaji konsumohet 2-3 gota në ditë ëmbëlsuar me pak mjaltë, ndërsa tek fëmijët konsumohet pak me lugë gjelle.

- Tinkture (hidroalkolike), etanol 70 % 100 ml, 30-40 gr sherebelë. Lihet 12-15 ditë. Pihet 50-60 pika 2 herë në ditë të tretura në ujë

- Ekstrakt i thatë 1-3 gr në ditë

- Vaji esencial në trajtimet e lëkurës, flokëve

- Përdoret si antirrudhë, kundra akneve, myk në lëkurë, alergji, rënie floku, etj.

Merja rekomandoi dhe përdorimin e sherebelës në shkëlqimin e flokëve dhe pastrimin e skalpit të kokës. Në shampon që ju përdorni zakonisht, thotë Merja, shtoni 1cc esencë rozmarine dhe 1cc vaj sherebele, dhe do shikoni efektet vepruese në skalpin e kokës, të cilat do të jenë me të vërtetë të mrekullueshme. Gjithashtu Merja tregoi si të realizojmë vetë në shtëpi një krem antirrudhë duke bashkuar 20 ml vaj kokosi, 20 ml bajame të egër, 10 ml vaj kajsie, 2-3 gr dyllë, 15 ml esencë sherebele.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin