Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes janë dy finalistët e parë të Big Brother VIP. Ata u votuan nga publiku si më të preferuarit për të shkuar në finale.
Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar Kiara Tito dhe Bledi Mane lanë shtëpinë, kjo për shkak se ata ishin banorët e rikthyer sërish në lojë. Vetëm një nga banorët e rikthyer do kishte shansin që të shkonte në finalen e Big Brother VIP dhe kjo mundësi iu dha vetëm Efit.
Vetëm dy javë na ndajnë nga finalja e Big Brother, ndërkohë në finale do shkojnë vetëm katër banorë. Në javën e ardhshme pritet të mësohen edhe emrat e dy finalistëve të tjerë.
Në shtëpi janë ende edhe Dea, Qetsori, Jori, Nita dhe Kristi, por vetëm dy prej tyre do shkojnë në finale.
bravo efi ja tregove vendin mashtrueses kur ti vi mendja luizit eshte vone besoj
Përgjigju