Të paktën 2 persona janë vrarë, ndërkohë që rreth 70 persona janë arrestuar nga forcat policore të Egjiptit, pas përplasjeve me gaz lotsjellës e deri dhe të shtëna me plumba të vërtetë nga ana e policisë. Sipas mediave lokale raportohet se qeveria mohon vrasjen e një demonstruesi gjatë përleshjeve të mbrëmshme.
Protestuesit kërkuan rrëzimin e regjimit me slogane të përdorura në demonstratat e pranverës së vitit 2011, ku humbën jetën shumë qytetarë.
Mubarak, 86 vjeçar, u dënua me burgim të përjetshëm në 2012-tën për vrasjen e demonstruesve gjatë kaosit dhe trazirave 18 ditore që hodhën poshtë regjimin e tij 30 vjeçar, me shpresën për një frymë demokratike në vend.
Por vendimi u apelua, dhe gjykata në vendimin e djeshëm tha se nuk duhet të kishte pasur asnjëherë akuza kriminale kundër Mubarak, megjithëse ai nuk u lirua nga burgu pasi po vuan një dënim prej tre vitesh për akuza të ndryshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)