Të paktën 12 persona humbën jetën sot kur autobusi me të cilin udhëtonin ra nga një urë në Giza, pranë Kajros, njoftoi Ministria egjiptiane e Shëndetësisë.
Fillimisht u njoftua për 35 të vdekur, në aksidentin që shkaktoi edhe 14 të plagosur.
Viktimat ishin punonjës të kompanisë së njohur të ndërtimit dhe telekomunikacionit "Orascom".
"Autobusi ra nga ura në një kanal pasi shoferi humbi drejtimin e tij për shkak të plasjes së një gome të parme", tha një oficer policie.
Aksidentet fatale në Egjipt janë një gjë e zakonshme për shkak të rrugëve të këqija dhe paaftësisë së drejtuesve.
Rreth 13 000 persona vdesin çdo vit në vendin afrikan, ndërkohë që 60 000 të tjerë plagosen./ atsh/
/Shqiptarja.com