Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me recesion këtë vit, si dhe me inflacion të lartë më 2024, kanë parashikuar disa ekonomistë, pas një vëzhgimi gjashtëmujor të situatës ekonomike.
Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.
Më shumë se dy të tretat e respodentëve të Asociacionit Kombëtar për Ekonominë e Biznesit kanë thënë në një anketë se presin që inflacioni të mbetet mbi katër për qind deri në fund të këtij viti.
Në raport janë përmbledhur përgjigjet e 217 anëtarëve të këtij Asociacioni në anketë, e cila është kryer mes 2-19 marsit, ka thënë organizata përmes një deklarate.
Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit, besohet se janë shkaktaret kyçe të inflacionit që ka prekur ekonomitë e pothuajse gjithë botës.
Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara e kanë rritur normën e interesit në 4.75 për qind, me qëllim të luftimit të inflacionit, i cili vitin e kaluar ka arritur në nivelet më të larta në dekada.
Rritja e çmimeve është ngadalësuar, duke qëndruar në 6.0 për qind në shkurt, ndonëse është shifër shumë e lartë sesa shënjestra afatgjate e Rezervave Federale prej 2 për qind.
Mirëpo në mesin e parashikimeve jo të mira ekonomike për të ardhmen, vetëm pesë për qind e respodentëve besojnë se SHBA-ja aktualisht është në mes në një recesioni./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61.8%
-
Jo
28.1%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 3213
Lajme të tjera
-
'Le Monde' e ashpër me Kurtin: Kryeministër jofleksibël, rrezikon që të nisë konfrontim me ata që e mundësuan pavarësinë
9 Qershor, 20:31
-
Çfarë ndodh pas aktpadisë federale ndaj ish-presidentit Donald Trump?
9 Qershor, 20:19
-
Raportimet mbi lidhjet e dyshuara të presidentit Vuçiç me grupe kriminale ngrenë pikëpyetje në Shtetet e Bashkuara
9 Qershor, 19:27
-
Donald Trump, ish-presidenti i parë në historinë e SHBA që akuzohet në gjykatë federale! Ndaj tij rëndojnë 37 akuza
9 Qershor, 15:17
-
Dualizmi i djalit të Joe Biden, drogë, poza lakuriq dhe prostituta! Çfarë u zbulua nga fotot që bënë xhiron e rrjetit nga jeta e shthurur e Hunter Biden
9 Qershor, 10:52
-
Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë
9 Qershor, 10:33
-
Escobar i raporton Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri: Kosova s’duhet të presë korrikun për zgjedhje të reja
9 Qershor, 07:53
-
Aludimet për stacionin e spiunazhit të Kinës në Kubë, Pentagoni: Jo të vërteta
9 Qershor, 07:37
-
S’kanë fund telashet për Trump, paditet për dokumentet të klasifikuara
9 Qershor, 07:30
-
Albin Kurti ankohet për të dërguarit e SHBA e BE-së: Vijnë tek ne me kërkesa të Serbisë! Fuqitë perëndimore nuk duhet të kënaqin Beogradin
8 Qershor, 23:51
-
Sunak viziton për herë të parë SHBA-të, marrëveshje me Biden për thellim të bashkëpunimit ekonomik
8 Qershor, 22:25
-
Pamje apokaliptike zjarresh në Kanada, tymi pushton SHBA! Ndrenika: Banorët s'duhet të lëviznin pa maska! Transporti me tren vijon pa probleme! Aeroportet të mbyllura
8 Qershor, 21:02