EKSKLUZIVE/ Amnistia fiskale - Falen edhe bilancet e dyfishta që shumë kompani i kanë mbajtur të fshehura

Projekti i amnistisë fiskale, që u paralajmërua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, parashikon jo vetëm hapjen e dyerve për të derdhur në sistemet bankare paratë e emigrantëve apo paratë cash që mbajnë biznesmenët në Shqipëri, por edhe legalizimin e bilanceve reale, që shumë kompani i kanë mbajtur të fshehura në vite, duke deklaruar në Tatime bilance të trukuara. Duke punuar me bilance të dyfishta, shumë subjekte kanë kryer evazion fiskal, me anë të fryrjes së shpenzimeve dhe fshehjes të të ardhurave, por me sa duket qeveria po përgatitet ta amnistojë këtë veprim. Pra, shteti do të njihte edhe kapitalet e krijuara nga ky lloj evazioni por njëkohësisht do luftojë informalitetin.

Amnistia fiskale që po përgatitet nuk është e para e këtij lloji, por këtë herë duket se do të parashikojë një amnisti të plotë të kapitaleve të padeklaruara, me përjashtim të atyre që vijnë si pasojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve. Kryeministri Rama paralajmëroi se do të përjashtohen nga amnistia zyrtarë e ish-zyrtarë si gjyqtarë, prokurorë, policë, politikanë dhe familjarë të tyre, si dhe kriminelët subjektet të OFL.

Shumë biznese bilancet e dyfishta kanë 30 vjet që i përdorin.

Megjithatë, sipas ekspertëve, nisur nga informaliteti i lartë prej rreth 30-40% në ekonomi dhe mungesat e theksuara të kontrolleve nga ana e shtetit, në këtë mes ka një rrezik serioz. Ky rrezik lidhet me vështirësinë për të ndarë paratë e korrupsionit e të krimit me ato të një evazioni të përmasave më të vogla.

Sipas burimeve, qeveria ka marrë në konsideratë për amnistinë aktuale edhe modele ndërkombëtare, të cilat janë realizuar në Kanada e Australi të mbështetura në formatet që ka mbi këto nisma Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Amnistia fiskale e cila pritet të miratohet nga parlamenti brenda muajit maj, do të zgjasë rreth 1 vit dhe do të ndahet në 3 fasha 4 mujore, ku detyrimi për të depozituar paratë vijon sipas fashave të deklarimit nga 5%, 7% dhe 10%.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aladin: 22/04/2020 11:34

    Fali shqiptareve te thjeshte rivlersimin e pasurive. Beje 0%. Fali taksen 15%. Mos u merr me pasaniket dhe perpiqesh ta shesesh si sukses amnistine se kuptohet qe ben per bizneset e tua dhe trafikantet e tu

    Përgjigju
  • Alb: 22/04/2020 08:15

    Bravo Rama je super.... Fali te gjithe qe kane vjedhur(, me fal qe kane punuar me dy bilance) se qeveria e paska ditur dhe nuk i ka ndeshkuar.... Fali te gjithe ata qe kane vrare(se ata qe trafikojne jane gjithsesi jashte) dhe mbushi burgjet me ata qe dalin jashte ne kohen e Covid,ata qe nuk paguajne dritat etj... Dhe ju falenderojme shume per te gjitha ato qe beni ne emrin tone (popullit)

    Përgjigju
  • Populli: 21/04/2020 22:42

    Pse jeni bere kaq të pafytyre e nuk publikoni cfar shkruaj.. Ptuuu plehra. Gazetar legena që keni frikë nga hija juaj.

    Përgjigju
  • shkodrani: 21/04/2020 21:11

    Bravo z.kryeminister qe na fale se te them te drejten e kishim tepru me dy bilance qe kishim punu deri tani. Tash e mbrapa rri pa merak se nuk do te punoj me me dy bilance , por po shoh si te punoj te pakten me tre bilance se si dihet mund te na falin dhe ato qe do vijne.

    Përgjigju
  • Miro: 21/04/2020 17:51

    Ka lezet kur i shkru ligjet vet.Fali gjitha e meriton ke shpetu 18.000 jet njezrish je heroi yn legjendar. Edhe serverin e tatimeve kur erdhe ne pushtet mire bere qe e fshive nga borxhet se qe ngarku shume kishte fillu punote avash sa i fshive u liru filloj pune tamam.

    Përgjigju
  • VLFP: 21/04/2020 15:39

    BRAVO E MADHE MOS HARRO TË NDERSHËVE JAPI GARIN SI KUPË SHPËRBLIMI. NE që paguajmë ndershmërisht taksat duke ja hequr fëmijëve e vehtes na jep shumë motivim. BRAVO E MADHE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë