Menjëherë pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, në Shqipëri përveçse i shtrenjtua nafta, u rrit me deri 40% edhe çmimi i plehrave kimike që përdoren nga fermerët në të mbjellat e tyre.
Brenda një muaji, ureja dhe nitrati janë shtrenjtuar me 1400 lekë për kuintal, ndersa DAP-i me 1100 lekë për kuintal.
Pak ditë më parë Report Tv përmes një vezhgimi tregoi se ureja nga 5400 lekë për kuintal ka shkuar në 6800 lekë, DAP-i nga 8500 në 9600 lekë për kuintal, ndërsa nitrati nga 4400 në 5800 lekë për kuintal.
Për fermerët ky shtrenjtim ndikon në uljen e prodhimit pasi nuk do mund t'i përballojnë këto kosto të rritura.
Autoriteti i Konkurrencës konfirmon zyrtarisht për Report Tv se ka nisur monitorimin e operatorëve në tregun e shitjes së plehrave kimike, për rritjen e çmimit të tyr, vetëm pak ditë pasi nisi lufta në Lindjen e Mesme. Autoriteti i Konkurrencës sqaron se ende nuk mund të flitet për rezultate, pasi monitorimi ka vetëm pak ditë që ka nisur.
Por këtë sektor po e mban në monitorim për të ndërhyre edhe qeveria.
"Edhe ministria po shikon këtë aspekt, por jemi në bashkëpunim me Bordin e Transparencës",- tha Jaupllari.
Lajmi kryesor:
Skema e re Kombëtare/ Më shumë para për fermerët, por s'ka naftë pa taksa! Zv.ministri i bujqësisë për Report TV: Aplikimet pas 20 prillit, fondet do të jepen me kushte









