Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht listën me emrat 30 ambasadorëve, të cilët vijojnë të drejtojnë selitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës në kushtet kur u ka mbaruar mandati 3-vjeçar. Diplomatët ma pa mandat përbëjnë 42% e totalit të ambasadorëve, ndërsa duhet të ishin kthyer në Shqipëri. 30 diplomatët janë emëruar gjatë periudhës 2014-2016, ndërsa mandati i dytë ka mbaruar në periudhën 2017-2019. Lista nis me ambasadorin shqiptar në Abu-Dhabi, Ermal Dredha, ambasadorin në Beograd, Ilir Boçka, kryediplomatin në Berlin, Artur Kuko, ambasadorin në Zvicër, Ilir Gjoni dhe Enkeleda Merkuri në Bratislavë.
Gjithashtu qëndrojnë në detyrë jashtë mandatit ambasadorët Arjan Spasse në Budapest, Ilir Tepelena në Bukuresht, Adia Sakiqi në Hagë, Bardhyl Canaj në Izrael, Besiana Kadare në SHBA, Arben Gazioni në Rusi, Dritan Tola në Francë, Qirjako Qirko në Londër, Qemal Minxhozi në Kosovë, Fatos Reka në Maqedoni, Roland Bimo në Vjenë, Majlinda Dodaj në Vatikan, Eduard Sulo në Kajro, Saimir Bala në Kuvajt, Selim Belortaja në Kinë etj.
Ambasadorët që u ka mbaruar mandati janë emëruar në bazë të nenit 31/3 të ligjit për shërbimin e jashtëm, i cili parashikon që ministri i Jashtëm mund të emërojë në misionet diplomatike dhe postet konsullore, në raste të veçanta, ekspertë jashtë shërbimit të jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes një raporti të posaçëm, i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme, të marrë masa për kthimin e ambasadorëve pa mandat.

/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
61.9%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
15%
Vota total: 917
Lajme të tjera
-
Rithemelimi kritikon fjalën e ambasadorit shqiptar në Londër: Foli si të ishte diplomat i Enver Hoxhës, fajësoi qeverinë britanike
8 Dhjetor 2022, 15:01
-
Ambasadori shqiptar deputetëve britanikë në Komision: Ndaloni fushatën e diskriminimit ndaj shqiptarëve! Po bulizohen fëmijët në shkolla
7 Dhjetor 2022, 20:47
-
Kryetarja e Kuvendit takim me me Kryetarin e Parlamentit të Izraelit: Bashkëpunim për sigurinë kibernetike
15 Shtator 2022, 10:02
-
Vdekja e mbretëreshës, ambasadori shqiptar në Britani për Report Tv: Takimi me të sillte një histori të vetën! Interesi i saj për ne dhe Ballkanin, mbresëlënës
8 Shtator 2022, 21:35
-
Njohja e patentave nga Gjermania, ambasadori shqiptar në Berlin: Ja si do të bëhet verifikimi
29 Prill 2022, 09:54
-
Ambasadori shqiptar në Londër përgënjeshtron lajmin e 'The Sun': Totalisht i pavërtetë, nuk ka negociata për emigrantët e paligjshëm
4 Tetor 2021, 16:12
-
Kriza e karburantit në Britani, ambasadori i vendit tonë në Londër: 150 mijë emigrantë shqiptarë në Angli gati të ndihmojnë, mund të punojnë falas si shoferë kamionësh
3 Tetor 2021, 15:46
-
Ambasadorët në Shqipëri video-mesazh qytetarëve: Mos e dhuro dhe shit votën! Përdore më 25 prill, Demokracia është e paçmueshme
22 Prill 2021, 11:57
-
Oketa: Dogjëm mandatet se pengonim reformën në drejtësi! 2 vite më pas nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese! Keqardhje për PD-në e fragmentarizuar
2 Nëntor 2020, 18:15
-
Beqaj: Kodi Zgjedhor ka nevojë për përmirësim, të krijohen zona zgjedhore me numër të barabartë mandatesh (VIDEO)
30 Tetor 2020, 19:24
-
Meta pa maskë me ambasadoren e Francës, s'ndal propagandën kundër integrimit: Shqipëria larg përmbushjes së kushteve për zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare
28 Tetor 2020, 15:46
-
Meta takim me ambasadorët e BE-së dhe Sorecën: Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit siguron të ardhmen drejt Europës
24 Shtator 2020, 12:24
Keni harruar ambasadoren e Italise Anila Bitri, dosja e saje ka muaj qe qendron tek zyra e presidentit per ta nderruar, por presidenti nuk ka kohe te merret me emrimet e perfaqesive sepse po merret me fushaten, po dhe maxhoranca te shumten e emrimeve, nuk i ka derguar ne presidence sepse presidenti nuk i pranon prpozimet qe ka mbi tavoline te maxhorances.
PërgjigjuPresidenti nuk ka kohe te meret me ambasadoret se eshte shume i zene me pune duke bere fushate pe partine e tij, duke u mare me dhenjen e dekoratave dhe duke bredhur neper Male apo duke ngrohur Ko..t prane bregut te detit
PërgjigjuO hahaha! kryeministri i propozon dhe Presidenti i emeron, kryeministri ja ka dergu presidentit propozimet por ky presidenti yne ashtu sic thote Tirona po flen mbi detoratat prej teneqele dhe te shazhllonet e Lalzit.
Likekembeplehu ska menduar kurre per te kryer detyren,ne asnje funksion. Ai ka menduar e mendon per krime e pasurim. Po ne kete detyre te veshtire likekembeplehu eshte ne aleance me bandillin kryeminister,kryetarin e parlamentit dhe lulushbibilushin e tere opoziten e fameshme jashteparlamentare.
o tirona e lalit, nuk i emeron presidenti ambasadoret, por gent kaka dhe edi rama