Ekskluzive/ Gjykata e Elbasanit i hap rrugën Dritan Dajtit për lirimin me kusht

Dritan Dajti, njeriu që mbajti peng për më shumë se 10 vite drejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve dhe që në fund arriti të rrëzojë burgimin e përjetshëm, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burg, ka kërkuar bashkim dënimesh. Kërkesa është depozituar në gjykatën e Elbasanit dhe siç mësohet në datën 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjykata e Elbasanit sqaron se Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, ti hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti për bashkim dënimesh, ka qënë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, që çuditërisht dhe nuk dihet pse, pikërisht ky prokuror ishte ai që përfaqësonte akuzën në këtë proces gjyqësor për bashkim dënimesh, në një kohë kur duhet të paraqiteshin prokurorët e sektorit të ekzekutimeve. Sipas dokumentacionit që disponon “Shqiptarja.com”, thuhet se Dritan Dajti është dënuar tre herë nga drejtësia Shqiptare, dhe ka marë pafajsi një herë për plagosjen e rëndë me dashje në dëm të shtetasve Adnand Derraj dhe Ergys Ferhati ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2001. Rezulton se në 29 qershor 2004, Dritan Dajti dënohet në mungesë me 20 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Agim Beqja, “Vjedhje me Dhunë” në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

Gjithashtu në datë 14 nëntor 2005 Dritan Dajti është dënuar në mungesë me 9 vjet burgim për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me përdorimin e armës, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Rezulton se në 17 mars 2006 gjykata e Tiranës ka kryer bashkimin e dy vendimeve me 20 dhe 9 vite burgim të mara në mungesë nga Dritan Dajti dhe dënuar atë sërisht në mungesë me një vendim të vetëm me plot 23 vite burgim.

Por gjatë qëndrimit në arrati, Dritan Dajti u përfshi në një vrasje të pesëfishtë në 7 gusht në Durrës, ku mbetën të vrarë efektivët e policisë Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec. Mes personave që mbetën të vrarë nga Dritan Dajti, sipas prokurorisë ishte dhe Ledio Mara, shok i Dajtit nga Lushnja dhe u plagos Fatjon Shamku. Për këto 5 vrasje në datën 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Dritan Dajtin me 25 vite burgim duke i rrëzuar dënimin e shkallës së parë që e kishtë shpallur fajtor dhe dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm.

Në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” thuhet se “…deri në datën 27 dhjetor 2019, Dritan Dajti ka vuajtur 19 vjet e 3 muaj e 10 ditë burgim. Kjo duke llogaritur vuajtjen e dënimit sipas dinamikës së paraqitur në gjykatë nga burgu i Peqinit si dhe paraburgimet që ka bërë Dritan Dajti nga dita e arrestimit në 20 prill 2001 dhe deri më datën 17 nëntor 2003 kur u arratis. Pas marjes së dënimit me 25 vite heqje lirie për 5 vrasje dhe një plagosje, Dritan Dajti në Muajin Maj 2020, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Elbasanit, ku ka kërkuar bashkimin e dy dënimeve me 23 dhe 25 vite burgim, në një të vetëm.

Kërkesa është shqyrtuar nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili së bashku me prokurorin Kreshnik Ajazi kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Dajtit, duke e dënuar atë me një vendim të vetëm prej 25 vite burgim. Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjyqtari i Ebasanit Tomor Kullolli sqaron se Dritan Dajtit, i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë e 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e arrestimit në 20 prill 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasja, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, ti hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mafja: 09/07/2020 11:38

    Ky esht big boooos te rujt zoti tan dajti je njeri me vlera i ke rrespektu te gjith cunat ❤️❤️❤️❤️

    Përgjigju
    • Mafja: 09/07/2020 17:48

      Po ca ke o tqift amerika motren qe mallko

    • Mafia: 09/07/2020 13:46

      E vrafte zoti tek femijet thuaji ketij bosit qe i beri 11 vjet ne kafaz si qen.

  • Alfons: 09/07/2020 08:56

    Pse lul berisha,indrit dokle,lavdrim tufa,etj etj ,kane burra me te keqij se ky qe po merzitenj ju qe po del nga burgu per burgim te perjetshem dajti ??

    Përgjigju
  • Shqiperia: 09/07/2020 08:33

    Kush e dinte ca ishte rilindja

    Përgjigju
  • A...Zh: 09/07/2020 07:54

    Duam apo s'duam, i denuari eshte ne te drejten e vet te kerkoje e shfrytezoje cdo hapesire ligjore per te perfituar. Problemin e kemi me banditet e drejtesise!

    Përgjigju
  • Lori: 09/07/2020 07:27

    Pse nuk e cojne ne shtepi dhe tashpallin hero Dajtin qe vjrau 4 polic ne mes dites.Po opozita e lesh lul bashkaptines pse nuk fet per kete korrupsjon te paster dhe akt kriminal neper gjykata.Ky shtet kaikur per leshe demokracia ne rrezik serjoz nga kriminelet,gjakmarja po zevendeson drejtesine e krimit.

    Përgjigju
  • Vito i Orneles: 09/07/2020 06:43

    Me mire ta nxjerrin qe tani qe ta heqin qafe kete

    Përgjigju
  • Kajmaku: 09/07/2020 03:31

    Ky vend eshte bere parajsa e korupsionit, vrasesve dhe trafikut te droges. Vrasin sepse e dine qe do dalin. Gjyqtaret dhe prokuroret i lirojne sepse e dine qe nuk do ndeshkohen. OFL ben show me letrat poshte deres. Pasuria e krimit e mbyti dhe ate pak konkurence te ndershme. Lirimi i krimineleve nuk eshte i rastesishem, te gjithe kane bizneset e tyre jashte qe investojne ne drejtesine dhe policine e degjeneruar qe kemi. Lirimin e Dritan Dajti kriminel dhe qen bir qeni e ka sponsorizuar Ben Qimja dhe kunati i tij Erges Xhoxhi, biznesmenet e krimit. Ka pervetesuar nje pjese te lagunes se karavastase etj etj. Rraca e ndyre e ketij qeni diabetik duhet zhdukur nnga rrenjet, qe nga vajzat e deri tek krushqia. Doni dhe nje lajm te fundit qe nuk e dini te nderuar gazetare? Griseldo Kusi, krimineli qe vrau teknikun e kondicionerve ne shtepine e tij do te denohet vetem me 2 vjet burg dhe del seshpejti. Kjo pasi babai dhe fisi i tij kriminel kane paguar 850 mije euro rryshfet qe ju kerkua nga banditet e policise, prokurorise dhe politikes. Kjo eshte Shqiperia e dermuar nga krimi dhe korupsioni. Vret 4 police ne krue te detyres dhe lirohesh, vret nje djale te ri hallexhi dhe denohesh vetem dy vjet. SPAKU tund zinxhirin sepse eshte i kapur nga Tan Lepuri, apo nuk e dini qe kryprokurori i Spakut A. Kraja eshte mik zemre me te? Edhe apartamentin tek pallati qe ndertoi Tan Lepuri e ka.

    Përgjigju
  • Iris: 09/07/2020 03:19

    Ketu nuk kemi te bejme vetem me zyrtare drejtesie te korruptuar,por kemi te bejme me nje abort te ligjeve te drejtesise.Argumentat e paleve per te arritur ne kete rezultat bazohen mbi ligjet e se drejtes.Ne se doni shpjegime,ndryshime e rregullime te ligjeve qe te mos manipulohen nga te akuzuarit,filloheni me organet dhe individet qe I propozojne,ndryshojne dhe miratojne keto ligje,megjithese mos prisni shume nga nje shtet qe ka ndruar dhe vete kushtetuten disa here.

    Përgjigju
  • Durres: 09/07/2020 00:26

    Nusja Fatos Xhanit ka qen zysha ime ke Naim Frasheri, V.Xhani dhe pse nuk kishim marrdhenie te shkelqyera kam pas shum rrespekt se ishte nje grua shum e forte. Fatosi ka len mbrapa 2 djem asokohe i madhi ndoshta jo me shum se 6-7 vjec dhe i vogli ndoshta. I them zysh V me zoti marte hak, ose po spriten dot sa te mari hak zoti shoket e burrit tend dhe atyre 3 viktimave te tjera marrshin hak....Dhe pse dyshoj se kan aq tope se po te kishin do e kishin vrare ne vend

    Përgjigju
  • Edi: 09/07/2020 00:13

    I vrate per se dyti policat o plehra rrac e keqe se e mbytet kete vend

    Përgjigju
  • trnakop kacija: 08/07/2020 23:50

    Nuk do i gezoi mbi 3 muaj ne liri.

    Përgjigju
  • ollga: 08/07/2020 23:42

    TURP i madh,,,6 te vrare dhe kerkon te dale ,,,ky duhej te kishte 6 burgime te perjetshme...

    Përgjigju
  • 302: 08/07/2020 22:58

    Si mund te shkojn 4 djote barkderra te arestojn njeriun me te rrezikshem ne shqipri a nuk ju ben pak pershtypje? Kur duan te bejn show për 1 spacator hashashi sjellin 30 forca operacionale.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 08/07/2020 21:44

    Vrasësit vrasin, drejtësia rivret.

    Përgjigju
  • Artur: 08/07/2020 20:49

    4 police te vrare 25 vite burg!!!!!!!!! Jeni n vete ju apo cfare ? O kryeminister, president kreytar opozite ju jeni fjatore!

    Përgjigju
  • Florian: 08/07/2020 20:33

    Dritan Dajti eshte miku i familjes berisha. Me me fund ja doli familjes e SB ta nxirte nga burgu.

    Përgjigju
    • Genti: 09/07/2020 08:42

      Rroft sali berisha

    • Filani: 08/07/2020 23:47

      Genti,zoteri i dashur,zoteria i mesiperm esht nje super kriminel qe donte plumin ne lule te ballit e jo arrestim.Eshte(sa per dijenine tende)shuuuuum shok i djalushit te S.B. se nuk ja them dot tamam emrin se me vjen per te vjell.Ate nuk e arrestoi S.B.por situata dhe rrjedha qe mori cdogje,ai u kap ne skene krimi drejtperdrejt. Kujt i plasi trapi kush e arrestoi?Ato POLICET e vrare nuk meritojne pak respekt?te pakten pas vdekjes?po familjet e atyre te ndjereve?faji eshte i tipave si qe jane te verber.Tung

    • Florian: 08/07/2020 22:55

      O genti plehra lexoje kete artikull nga Shqiptarja.com dhe nuk me pelqen te shpif ik......,.Kabllogrami i SHBA-ve: Ka dyshime të forta se Dritan Dajtin e ndihmon njeriu i Berishës, Agron Kuliçaj.....Babai i Dritan Dajtit: Kam pasur njohje personale me Berishën dhe familjen e tij, kam ngrënë, pirë dhe gatuar për ta. Dritani shok klase me Argitën

    • genti: 08/07/2020 22:19

      pse shpif ne kete menyre te pa drejte shifi ne you tube ca thote berisha per kete! bershia e arrestoi nuk e kuptoj ca plere je qe shpif kaq hapur ky i ben rreshtore rames dhe tahirit

  • Ops: 08/07/2020 19:18

    Shoku Rames , beri pallate ne burg tani do i shijoj

    Përgjigju
  • eri: 08/07/2020 19:09

    hajt se pritet te dali dhe mili me genc ferhatin e i sqarojn altin lamet e kompani

    Përgjigju
    • Katunari: 10/07/2020 01:40

      Gens ferhati ka dal plako ka disabmuaj.

  • Mesuesi: 08/07/2020 19:09

    Po reforma ne drejtesi ? Vazhdoni, tallni menderen me popullin o legena

    Përgjigju
  • Macukull: 08/07/2020 18:42

    Te dhjefsha reformen ne drejtesi.I denuar per 6 vrasje dhe do lirohet nga burgu. Jemi Republike e Preshit.

    Përgjigju
    • Landi: 08/07/2020 22:15

      He o shoku, se vetem 6 police ka vrare ne dite me diell, ne mes te qytetit! Imagjino sa ka vrare kur nuk e kane pare!

  • Saiqir tahiri: 08/07/2020 18:23

    Dil o gjigand vendos rregull ne tirane se kane dale lloj-lloj gabelesh po bejne terror.vetem ti iu vjen hakut te gjitheve por kujdes nga altini se eshte fuqizuar shume ai.mbare e mire

    Përgjigju
    • Shiku: 08/07/2020 21:53

      Altini eshte mire mos ti perdori ashensoret po te ngjitet nga shkallet.

    • Satkaqirtahir: 08/07/2020 18:57

      Eeee ke te drejt

  • Loti: 08/07/2020 18:06

    Mbase policia duhet ta mendoj serjozisht aplikimin institucional te vetgjyqesise.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 08/07/2020 17:42

    E kam rishkruar mendimin tim 3 her dhe tani dua tju them te nderuar qytetar perfundimisht ikim nga ky V end dhe le te rrin gjygjtaret ,kriminelet dhe politikanet

    Përgjigju
  • TULLUM TURKU: 08/07/2020 17:37

    O tullum tum tum po gjykatat i ka EDI RAMA ? ? ? Po Edi Rama po lufton me të gjith forcën për ti zhduk fundërrinat e padrejtësis të vën nga kryekrimineli qeni bastard maloku familje analfabetësh salhe. Po fatmira hajdarin e tom dreçin e gjin gjoni kapartoni me 8 vjeçare Edi Rama i boni gjykatës o tullum MUTI. O ZOT ça ma korja tokës tulluma tulluma komplet tuma.

    Përgjigju
  • $$$$&&&&: 08/07/2020 17:36

    Nuk ishin polica ata qe vrau dritani ata vajten per te mbushur xhepat me euro ..po dritan dajti u mbushi barkun me barut ..trim mbi trimat dajti ..

    Përgjigju
    • €$€$€$€$€$: 08/07/2020 22:09

      Po po nuk ishin polica po ishin aktora kaskader filmash. Dhe nuk vajten per te mbushur xhepat. Ne fakt kishte tradheti brenda policise pra eshte cudi se sa here qe shkonin te arsetonin dajtin dajti kishte informacion. Pra Dajti shoku i Shkëlz/B.

  • Fush-krujë: 08/07/2020 17:22

    hahahahaha iku mili ky mer kontrollin e Tiranes ky tani dihen kto gjona...

    Përgjigju
    • k.cocoli: 08/07/2020 18:52

      Bashke jane...

    • Justice: 08/07/2020 17:47

      Ca ka per te qesh ketu?

  • Tollumin: 08/07/2020 16:57

    Po tani keni gje per te thene ju? Hajde shendet Edo, apo nuk teshtive gjë?! Ik grisni bythen se lajmet e tjera do ju duken per te qeshur tani, o dele votoni me vrap sa te vije data mos harroni.

    Përgjigju
  • loni: 08/07/2020 16:52

    SI MUND TE LIROHET NJE qe ka vrare kater police sepse shkuan qe ta arrestohen,,,,ky eshte nje turp i drejtesise shqiptare,.,edi rama duhet te nderhyje per ta denuar kete me burgim te perjetshem,,,,,ose nuk ka per te marre vota nga populli....

    Përgjigju
    • niku: 09/07/2020 18:04

      po ku mir ja beri atyr 4polci te pa bes se ato nuk kenaqeshi me rogen e shteti doni bonuse nga agron kulici e mor bonuse plubat e kte djali ore ty eshte per te kendure kenge o djali pastj hallte qe ke me dunja jan pun per ty kujt i ke ren ne qeaf e kush te ka ren ato i ka zoti ne dore per polict te lumte dora

    • &$&&&&: 08/07/2020 20:29

      Nuk ishin polica ata qe vrau .. ne emer te policis do benin pasuri keta polica ..pse operacion te duket ky qe ben ata polica..por jo ishte thjesht per ti marr ca para ne emer te policis..!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë

Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë